Bradji: “Të mësojmë nga gabimet që kemi bërë”

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit të dielën në stadiumin e Çairit luan ndeshjen e javës së 28-të, ku mysafir janë futbollistët e Sileksit nga Kratova, e me këtë ndeshje fillon dhe rrethi i fundit i këtij sezoni.

Padyshim se ekipi është përgatitur mjaftueshëm mirë dhe të gjithë ndajnë mendimin se përveç lojës së mirë do të duhet edhe fati sportiv, që më në fund të kthehemi te fitorja.

Për duelin e radhës, ka folur mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Armel Bradji, i cili mendon se ekipi duhet të mësojë nga gabimet dhe të kthehet te suksesi.

“Sipas meje, në futboll nuk është e rëndësishme nëse luan mirë apo keq, por është e rëndësishme të fitosh në çfarëdo mënyre. Duhet të mësojmë nga gabimet që kemi bërë deri me tani dhe pikërisht gabimet ti marrim si përvojë për të na ndihmuar në ndeshjet e ardhshme. Pra sipas meje futbolli luhet me përvojë”, ka thënë mesfushori nga Ishujt Fare, Armel Bradji.

Skuadra e Shkupit për këtë ndeshje do të jetë pa sulmuesin brazilian, Sergio, ndërsa në dyshim shkaku i lëndimit janë edhe Viktor Angelov, Rron Broja, Fati Ismaili dhe Amir Bilali.

Ndeshja Shkupi – Sileksi luhet të dielën më fillim në orën 16:00, ndërsa drejtësinë në këtë ndeshje do e ndajë Aleksandar Stavrev.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT