Brazim pa gola për një pikë

Shpërndaje:

Java e 16-të e Ligës së Parë është mbyllur me duelin e luajtur në Strumicë, ku për kundërshtar kishim ekipin e Gostivarit. Kjo ndeshje u luajt jaht Gostivarit, shkaku se stadiumi i vendasve nuk ishte i gatshëm për ndeshje, pas reshjeve të borës dhe shiut.

Edhe pse ekipi ynë më këtë ndeshje luajti me katër mungesa, tregoi lojë të mirë dhe me shumë raste, por duke mos arritur që të zhbllokojë rezultatin, i cili në fund doli të jetë ai i fillimit, pa gola 0-0.

Goditja e parë drejt portës erdhi në minutën e 22-t, nga Pinter kur tentoi nga gjuajtja e lirë, por topi përfundoi vetëm në duart e portierit Jashar. Në minutën e 37-t,  edhe Gostivari kishte një përpjekje nga distanca, por nuk pati vështirësi për portierin Iljazi, i cili kontrolloi topin. Në minutën e 42-t, Kuka tentoi me kokë, por Jashar arriti që të ndalë topin me një lëvizje të shpejtë. Në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë, Ramani bllokoi goditjen Takaharas dhe ky ishte rasti i fundit i pjesës së parë që u mbyll në barazim 0-0.

Në pjesën e dytë, rasti i parë u regjistrua në minutën e 52-t, me Shejin që depërtoi nga ana e majtë dhe krosoi për Kukën, por topi u dëbua nga mbrojtja kundërshtare. Në minutën e 56-t, Vosha shërbeu për mrekulli Ademin, por gjuajtja e tij ishte e plogësht, që me lehtësi e ndali Jashar. Hamza Ramani tentoi në minutën e 72-t, nga distanca, por edhe kësaj radhe topi shkoi vetëm skaj porte. Në minutën e 79-t Dudu pasoi deri te Queven, ky kërkoi këndin e afërt, por mbrojtësi Abdulla i mohoi golin. Në minutën e 80-t, Kuka tentoi nga e djathta, por Jashar ndali topin. Në anën tjetër në të njëjtën minutë Gostivari kishte një kundërsulm dhe ishte shumë pranë golit, por Sheji ishte në vendin e duhur për ti mohuar golin Kehindes. Në minutën e tretë të kohës shtesë Vosha ishte në rast ideal për të shënuar, por goditja e tij nuk ishte precize. Deri në fund dy ekipet nuk kishin më kohë për të bërë më shumë, kështu që ndanë nga një pikë. Ndeshjen e radhës e luajmë si vendas në stadiumin e Çairit, ku për kundërshtarë do të kemi Shkëndijën e Tetovës.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT