Bregallnica ndali serinë pozitive të Shkupit

Share:
Share on facebook
Share on whatsapp
Share on telegram
Share on twitter
Share on email

Në kuadër të xhiros së 25-t, të Ligës së Parë futbollistike të Maqedonisë, skuadra e Shkupit ishte mysafire e Bregallnicës në Shtip, ku pësoi disfatë me rezultat 3:0.

Edhe pse skuadra mysafire nuk kishte më shumë raste se sa Shkupi, por në dy prej tyre ishte konkrete dhe një fitoi një penalti, për të cilën vendosi edhe një jerm referi kontraverz Dalibor Gjorgjevski. Edhe pse nuk duhet të merrmi me arbitrimin, por një refer si ky, vërtet është e dëmshme për të drejtuar një ndeshje nga Liga e Parë.

Shkupi e filloi mirë ndeshjen me disa gjysmë raste që përfunduan në thellësi të gjashtëmbdhjetë metrave të portierit mysafir, ndërsa në dy raste afër golit ishte Muharem Bajrami, i cili kërkoi të bëjë befasinë nga rivënia këndore.

Por Bregallnica edhe më lehtë se sa pritej deri te epërsia. Nga një sulm që nuk dukej i rrezikshëm, para mbrojtjes me shumë lehtësi kaloi Naumov i cili shënoi në minutën e 18-t. Në minutën e 26-t, ishte momenti kur treshja e referove vendosën që topi i cili kaloi në duart e ngjitura të Berishës, për ta ishte penallti, ndërsa i pagabueshëm ishte Zdravkov. Kur pritej fundi i pjesës së parë, vetëm një minutë para se të dëgjohej fishkëllima e fundit, Suat Zendeli detyrohet që për herën e tretë të nxjerrë topin nga rrjeta, ndërsa përsëri autor i golit ishte Naumovi. Duhet theksuar se në këtë ndeshje Shkupi kishte tri mungesa të rëndësishme, Dimitrija Llazarevskin, Bujamin Asani dhe Jasir Asani. Por edhe përkundër kësaj disfate, (e para në pesë ndeshjet e fundit) Shkupi ka mbajt diferencën ndaj Pobedës, duke mbetur e shtata në tabelë me tri pikë më shumë se zona e rrezikut. Në ndeshjen e radhës, që luhet të dielën me 9 prill, në Çair do të jetë mysafire ekipi i Sileksit.