Skuadra e Shkupit sot ka bërë prezantimin e ardhjeve të fundit në klub, ndërsa në mesin e tyre është edhe talenti kosovar Rron Broja, i cili ishte pjesë e kampionëve aktual të Kosovës, Trepça ’89. Padyshim për suksesin e kësaj skuadre merita ka edhe tani më futbollisti i ri i Shkupit, Broja i cili ka marrë edhe një mirënjohje të madhe nga vet Federata e Futbollit të Kosovës, duke u bërë pjesë e ekipit më të mirë të sezonit.
Me këtë edhe një herë dëshmohet se Shkupi me shumë mençuri ka përcjellë tregun e futbollistëve dhe se në sezonin pranveror pikërisht Broja pritet të jetë futbollisti që do të lë shenja në futbollin e Maqedonisë.
Sigurisht lajm i mirë përbën edhe informacioni se ish-futbollisti dhe trajneri i i Shkupit, Zekirija Ramadani është shpallur trajner i vitit duke e shpallur Trepçën kampion, ndërsa gjithashtu regjistruan edhe paraqitjen historike në Ligën e Kampioneve.