Broja: Shpresoj t’i gëzojmë tifozët tanë

Shpërndaje:

Të dielën skuadra e FC Shkupit dot jetë nikoqire e Shkëndijës së tetovës në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjen Maxhari të Shkupit, ku do të luhet ndeshja e javës së 20-të.

Për duelin e radhës ka folur futbollisti Rron Broja i cili pret edhe debutimin e tij zyrtar për skuadrën bardhekaltër, ndërsa derbi shqiptarë është një sfidë e re për te.

“Para se gjithash dua të flas për atë se jam shumë i lumtur që ekipi ynë filloi sezonin me fitore. Për mua do të jetë shumë me rëndësi që të vazhdojmë me ritëm të këtillë edhe pse secila ndeshje në vete sjellë kundërshtarë të ndryshëm. Ndeshja e të dielës mendoj se do të jetë një derbi i vërtet, edhe pse nëse marr besimin e trajnerit do të jetë derbi i parë dhe debutimi im i parë në ndeshje zyrtare. E kemi parasysh se luajmë ndaj ekipit që është lider dhe dëshiron titullin e kampionit, por edhe ne kemi synimet tona dhe kërkojmë gjithsesi të marrim më të mirën e mundshme. Do të luajmë para tifozëve tanë dhe shpresoj të jenë kushtet e mira në terren me një korrektësi maksimale të mirëpresim Shkëndijën, ndërsa në fund shpresoj që ti gëzojmë tifozët tanë”, është shprehur Rron Broja.

Trajneri Ardian Nuhiu për ndeshjen ndaj Shkëndijës nuk do të mundë të llogaritë vetëm në tre ardhjet e fundit, Emre Can Atila, Toni Tipuriç dhe Valentin Koçovski. Ndeshja Shkupi – Shkëndija luhet të dielën (18.02.2018), me fillim në orën 14:00.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT