Broja: Shpresojmë të tejkalojmë krizën sa më shpejtë

Shpërndaje:

Skuadra bardhekaltër nga Çairi ka zhvilluar dy seancat e fundit stërvitore nën urdhrat e trajnerit të ri Umit Karan, i cili të enjten është prezantuar si zëvendësues i Hajati Sojdash.

Në tetë ndeshjet e zhvilluara Shkupi ka grumbulluar vetëm pesë pikë, duke shijuar vetëm një fitore dhe ka marrë dy barazime, ndërsa pikërisht ndeshja e nesërme ndaj Rabotniçkit shihet si një moment i mirë për rikthim drejt kreut të tabelës.

Për ndeshjen në fjalë, ka folur mesfushori i talentuar kosovar në radhët e Shkupit, Rron Broja, i cili ka potencuar se ekipi ka pasur lojë të mirë, por ka munguar finalizimi e që për këtë mundë të ketë ndikuar edhe aspekti psikik.

“Nesër do të jetë ndeshje e vështirë, mirëpo jemi të motivuar maksimalisht që të arrijmë fitore dhe të largohemi nga kjo krizë e cila besoj se është më shumë psikike. Kemi punuar mjaft gjatë kësaj periudhe, jemi munduar që të analizojmë edhe lojën e kundërshtarit, duke e ditur se bëhet fjalë për një skuadër mjaft të papërshtatshme, por që edhe ata janë në krizë. Mendoj se është koha për rikthim te fitorja sa më shpejt, besoj se do të arrijmë të marrim veten dhe ti lejmë pas vete rezultatet e dobëta”, ka përfunduar Broja.

Për ndeshjen e nesërme trajneri Karan do të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët, ndërsa në stërvitjen e sotme në dhimbje gjuri është ankuar Basilio Ndong. Shkaku i lëndimit mbetet ende jasht ekipit Besart Krivanjeva.

Ndeshja Shkupi – Rabotniçki luhet të shtunën me fillim në orën 15:00, në stadiumin e Çairit, ndërsa drejtësinë në këtë përballje të dy ekipeve nga kryeqyteti do ta ndajë Konstantin Vllaho.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT