Bunjaku: Stadiumi ynë do të jetë ndër më modernet

Share:
Share on facebook
Share on whatsapp
Share on telegram
Share on twitter
Share on email

Muaji i nëntorit për shqiptarët është muaj i festave, ndërsa në ditën e sotme në përpjekje për të përmirësuar kushtet dhe pamjen e stadiumit të FC Shkupit në Çair, është hedhur gurthemelin për objektin administrativ.

Padyshim se për një pamje krejt ndryshe dhe mjaft moderne të këtij tempulli të sportit, kanë merita shumë faktorë, duke filluar nga vet kryesia e klubit, FFM me në krye z. Muhamed Sejdinin dhe kryetarin e Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu. Këtu një vend të veçantë zë edhe vet shtëpia e futbollit Evropian, UEFA që me këto projekte ka ndihmuar shumë në përmirësimin e infrastrukturës së vendit tonë.
“Që kur klubi është rikthyer në elitën e kampionatit kemi filluar projektin që FC Shkupi të rikthehet fuqishëm aty ku edhe e ka vendin, por jo vetëm me rezultate, mirëpo edhe me rregullimin e stadiumit në një nga stadiumet moderne në vendin tonë. Ky projekt nga dita në ditë po realizohet, ndërsa këtë e kemi bërë se bashku me Komunën e Çairit dhe investitorit më të madh të klubit tonë, që falë tij është klubi ynë sot është një ndër klubet më të forta në Maqedoninë e veriut. Unë shfrytëzoj rastin publikisht ta falënderoj z.Olgun Aydin. Sigurisht se ne nuk do të ndalemi këtu, pasi duam që sukseset të jenë në dy sfera, si në përmirësimin e kushteve për lojtarët tanë dhe publikun tonë, por edhe në arritjet që na presin në të ardhmen”, ka thënë drejtori sportiv i klubit Omer Bunjaku.

Në ditën e sotme në prani të kreut të shtetit dhe punëtorëve sportiv të vendit, me hedhjen e gurthemelit, shumë shpejtë do të shef dritë edhe ky objekt, që do të përmirësojë kushtet si për futbollistët tanë, njashtu edhe për punën administrative të klubit emblematik dhe me histori të madhe FC Shkupi.

Artikuj

Të ngjashme