Bunjamin Shabani: “Do të japim atomin e fundit të marrim fitoren”

Shpërndaje:

Shkupi rikthehet në stadiumin e Çairit për të luajtur një nga ndeshjet vendimtare të këtij sezoni, ku për kundërshtar e ka ekipin e Pobedës nga Prilepi. Katër pikë diferencë kanë bërë që kjo ndeshje të jetë mjaft dramatike për dy ekipet, që pretendojnë të sigurojnë ekzistencë direkt në elitën e futbollit të Maqedonisë.

Sigurisht se skuadra e Shkupit është favorite në këtë duel, duke marrë parasysh se luan para tifozëve të saj, por edhe kualiteti i lojtarëve bën që Shkupi të jetë në “poll pozitë”.

Për ndeshjen e të dielës, ka folur futbollisti kumanovar i Shkupit Bunjamin Shabani, i cili në dy ndeshjet e fundit ndaj Shkëndijës dhe Renovës ka shënuar dy gola.

“Të dielën do të kemi një ndeshje tepër të rëndësishme, por mendoj se ekipi ynë ka një nivel shumë më të lartë se Pobeda, kështu që nuk e diskutoj fitore. E kemi parasysh se do të jetë një duel shumë i vështirë, ku pikët janë me vlerë të madhe, por ekipet e mëdha tregohen në momente të vështira. Këtë gjysmë sezon kemi bërë ndeshje të mëdha, ndërsa disfata e fundit nga Renova erdhi si shkak i shumë mungesave që kishim në ekip dhe nuk është pasqyrë reale e forcës tonë. Do të japim edhe atomin e fundit që të marrim fitoren e radhës dhe të kthejmë diferencën ndaj Pobedës, duke i ikur sa më larg zonës së balotazhit”, ka thënë Shabani.

Bunjamin Shabani në dy ndeshjet e fundit ka shënuar dy gola, një herë i shënoi Shkëndijës dhe më pas edhe Renovës, nëse do të vazhdojë të shënojë edhe ndaj Pobedës, ai është përgjigjur.

“Besoni se shumë pak ka rëndësi për mua nëse shënoj unë apo jo, sigurisht se jam i lumtur kur loja ime bënë që të ndihmojë skuadrën, por tani më e rëndësishme është të fitojmë, të grumbullojmë sa më shumë pikë dhe të bëjmë diferencën në pikë ndaj ekipeve që po na ndjekin”, ka përfunduar Shabani.

Për këtë ndeshje trajneri Ardian Nuhiu do të ketë më pak probleme në formimin e ekipit të parë, pasi në formacion kthehen kapiteni dhe portieri Suat Zendeli si dhe Besar Iseni që kishin nga pesë kartonë të verdhë, ndërsa pas lëndimeve janë rikthyer edhe Muharem Bajrami dhe Emmanuel Mbella. Mbetet deri ditën e ndeshjes të mësohet nëse do të jenë plotësisht të gatshëm edhe Sedat Berisha dhe Jasir Asani.

Ndeshja FC Shkupi – KF Pobeda do të luhet të dielën në stadiumin e Çairit në Shkup me fillim në orën 16:30 minuta, ndërsa drejtsinë do të ndaj arbitri nga Tetova, Faton Mustafi.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT