Caktohen miqësoret në Ohër, e fillojmë me Partizanin e Tiranës

Shpërndaje:

Futbollistët dhe stafi i trajnerëve kanë vazhduar punën e tyre në kuadër të fazës së përgatitjeve në Ohër, ku tani më kanë nisur përgatitjet për ciklin e ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Konferencës së UEFA-s.

Është gara më e re e UEFA-s, Liga e Konferencës ku FC Shkupi do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut, ndërsa për kundërshtarë në shortin e hedhur dje në Nyon të Zvicrës për kundërshtarë morëm ekipin e Superligës së Kosovës, KF Llapi.

Për këtë kryesia ka caktuar tani më edhe tri miqësore mjaft të forta, fillimisht me 17 qershor do të luajmë kontrolluesin me skuadrën e Super Ligës së Shqipërisë, KF Partizanin. Duel i radhës është caktuar me 21 qershor, ndërsa për kundërshtarë është zgjedhur ekipi i KF Shkëndijës dhe dueli i fundit që do të luhet me 26 qershor do të jetë ndaj skuadrën së FC Strugës.

Janë këto tri ekipe të cilat kanë siguruar pjesëmarrje në garat evropiane dhe do të jetë një test i mirë për trajnerin Goce Sedlloskin dhe futbollistët për të ngritur formën para ndeshjeve të Ligës së Konferencës.

Qëndrimi në Ohër do të zgjasë deri me 30 qershor, e më pas do të rikthehemi në Shkup për të vazhduar përgatitjet e fundit para ndeshjes së parë kundër KF Llapi.

Kujtojmë se me ekipin tani disa ditë janë bashkuar edhe Freddy Alvarez, gjithashtu pas angazhimeve me kombëtaren e Rwandas edhe Abdul Rwatubyaye ka filluar me punë së bashku me ekipin.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT