CEO Aykut Turan, në takim me trajnerët e akademisë

Shpërndaje:

Sot, në ambientet e akademisë së klubit tonë, CEO i FC Shkupi, Aykut Turan, zhvilloi një takim frytëdhënës me stafin dhe trajnerët e grupmoshave të ndryshme. Gjatë këtij takimi, Turan shprehu mirënjohjen e tij të thellë për Jeton Musliun, i cili për dy dekada me radhë, e deri javën e kaluar, ka kontribuar si koordinator me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë. Ai e falënderoi për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin e të rinjve dhe i uroi shumë fat dhe shëndet në të ardhmen.

Në të njëjtën kohë, CEO Turan i dëshiroi suksese në detyrën e re koordinatorit të ri të akademisë, Alisa Vishi, duke i ofruar mbështetje të plotë në rrugën drejt zhvillimit të mëtejshëm të talentëve të rinj. Ai gjithashtu vlerësoi punën e palodhshme të të gjithë trajnerëve të grupmoshave të ndryshme, të cilët janë themeli i të ardhmes së klubit.

Gjatë takimit, u paralajmërua edhe një hap i madh drejt së ardhmes: shumë shpejt do të nis projekti i ri “FC Shkupi Football Schools”, i cili do të përfshijë fëmijë të moshave nga 5 deri në 15 vjeç. Ky projekt ambicioz synon të krijojë një bazë të fortë për ekipin e parë, duke formuar talentet që do të përfaqësojnë me krenari ngjyrat e FC Shkupit në vitet në vijim.

FC Shkupi vazhdon të investojë në të ardhmen, me synim të qartë: krijimin e një identiteti të fortë futbollistik dhe ngritjen e talenteve të reja që do të shkëlqejnë në skenën vendore dhe ndërkombëtare. Ajo që pikërisht i mungonte klubit tonë me vite të tëra!

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT