Challandes fton Brojën me seniorët e përfaqësueses së Kosovës

Shpërndaje:

Një nga futbollistët që këtë sezon ka dhënë kontribut të madh që Shkupi të jet në mesin e katër ekipeve më të mira në vend dhe të siguron daljen në arenën ndërkombëtare pas 14 viteve, është Rron Broja. Paraqitjet e mira të Brojës në fanellën bardhekaltër nuk kanë qenë të rastësishme, andaj në adresë të FC Shkupit ka ardhur ftesa që Broja të lirohet nga angazhimet prej klubit që të jetë pjesë e përfaqësueses së “A” të Kosovës. Përzgjedhësi zviceran i Kosovës, Bernard Challandes do të ketë në dispozicion Rron Brojën për dy ndeshjet miqësore kundër Shqipërisë dhe Bregut të Fildishtë.

Rron Broja ishte pjesë e Kosovës në kualifikueset “Euro 2019” me përfaqësuesen U21, ku gjithashtu kishte paraqitje të mrekullueshme duke qenë dhe futbollisti kryesor në ndeshjet mjaft të rëndësishme.

Ekipi i FC Shkupi i uron suksese Rron Brojës në fanellën e përfaqësueses së seniorëve të Kosovës.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT