Skuadra jonë ka siguruar shërbimet e futbollistit ganez Clement Ansah. Ansah, 19 vjeç, vjen nga klubi i Premier Ligës ganeze, Bofoakwa Tano, me të cilin klub u bashkua pasi u larguar nga skuadra e tij e parë Victory Stars.
Ansah është një lojtar i talentuar, i fortë dhe i lëvizshëm në mesfushë, që mund të luajë si mesfushor qendror ose si mesfushor sulmues. Ansah ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin tonë.
Ansah ka shprehur entuziazmin e tij pas arritjes në klubin tonë, duke potencuar se është shumë i kënaqur që është pjesë e familjes bardhekaltër
“Së pari dëshiroj të shpreh mirënjohjen time maksimale për pritjen e ngrohtë që kam marrë këtu te FC Shkupi. Është nder dhe privilegj të jem pjesë e këtij ekipi të mrekullueshëm. Që nga momenti kur hyra në këtë klub, u emocionova nga ngrohtësia dhe mikpritja e vërtetë e treguar nga lojtarët dhe stafi teknik. Është evidente se Shkupi nuk është thjesht një skuadër, por një familje që përqafon dhe përkrah njëri-tjetrin në çdo hap të rrugëtimit. Jam i mbushur me emocion dhe entuziazëm që po filloj këtë kapitull të ri të karrierës sime futbollistike. Jam plotësisht i përkushtuar që të jap gjithçka në çdo seancë stërvitore dhe në çdo ndeshje, me të vetmin qëllim që të ndihmoj ekipin tonë të sigurojë fitore dhe të sjellë në shtëpi trofetë që të gjithë i dëshirojmë. I jam mirënjohës familjes FC Shkupi që më besuan dhe më dhanë këtë mundësi të jashtëzakonshme për të shfaqur talentin tim. Jam i bindur se së bashku, ne mund të arrijmë gjëra të mëdha. Dua t’ju siguroj të gjithëve se nuk do ta marr si të mirëqenë këtë mundësi. Do të punoj për të përmirësuar aftësitë e mia, për të kontribuar në suksesin e ekipit dhe për t’i bërë krenarë tifozët tanë. Jam gati të përballoj çdo sfidë që na del përpara dhe jam i vendosur të jap maksimumin në çdo ndeshje. Jam vërtetë i bekuar që jam pjesë e kësaj skuadre dhe mezi pres të futem në fushë me fanellën e FC Shkupit, duke e përfaqësuar me nder dhe pasion këtë klub. Dua të falënderoj DIL SPORTS INTERNATIONAL dhe MAC.ETEF BVBF që më mundësuan sot të jem unë këtu. Faleminderit të gjithëve për pritjen tuaj të ngrohtë dhe për besimin në mua. Le ta bëjmë këtë rrugëtim së bashku dhe qoftë i mbushur me momente të paharrueshme, triumfe dhe një të ardhme të ndritur”, ka thënë Ansah.