FC Shkupi po shkëlqen me rezultate pozitive në ndeshjet e kampionatit vendor dhe vazhdon rrugëtimin drejt titullit të kampionit.
Në stadiumin e Çairit para tifozëve vendas, skuadra jonë arriti të mposht Bregallnicën e Shtipit me një rezultat të thellë 5-0.
Më i dalluari në këtë ndeshje ishte, Matej Cvetanoski, ai zhvilloi një ndeshje fantastike ku dhe arriti të shënoj dy gola.
Shënoi edhe Sunday, por edhe Freddy Alvarez.
Në përgjithsi, Shkupi zhvilloi një ndeshje fantastike dhe për këtë, mjaft i lumtur shprehet Matej Cvetanoski.
“Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Jam i lumtur me lojën e ekipit dhe dy golat e shënuar dhe me këtë fitore të madhe. Luajtëm ashtu siç duhet duke i shfrytëzuar rastet tona.
Rrespekte për skuadrën e Bregallnicës, ju dëshiroj suksese në të ardhmen. Ne vazhdojmë të punojmë dhe shpresojmë që të plotësojmë dëshirën e klubit dhe tifozëve për të sjellur titullin në Çair”, tha Cvetanoski, pas ndeshjes.
Me fitoren e sotme, skuadra e Shkupit numëron gjithsej 29 pikë dhe e mban pozitën e parë në tabelë, në ligën e parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.