Në ndeshjen e të mërkurës (05.04.2017) që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Shtip, duelin Bregallnica – Shkupi i vlefshëm për xhiron e 25-të, në bazë të shortit të bërë për gjyqtar, është mësuar dhe arbitri kryesor i kësaj ndeshje, Dalibor Gjorgjevski.
Të përkujtojmë se në ndeshjen e sezonit vjeshtor, pikërisht ky gjyqtar në ndeshjen Sileksi – Shkupi referoi me tendencë duke dëmtuar skuadrën tonë, fillimisht lejoi që të luhet loja pas një prekje me dorë të futbollistit nikoqir që edhe shënoi gol, ndërsa më pas anuloi golin e shënuar për Shkupin, duke referuar pozitë jashtë lojë.
Shpresojmë që gabimet të këtilla të mos përsëriten dhe të mos ketë referime me tendencë. Skuadra e FC Shkupi ka mbetur e kënaqur nga referimi i të gjitha ndeshjeve të sezonit pranveror dhe uron ky trend të vazhdojë edhe në ndeshjet e mbetura të kampionatit.