Dalibor Gjorgjevski do të ndajë drejtësinë në Shtip

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Në ndeshjen e të mërkurës (05.04.2017) që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Shtip, duelin Bregallnica – Shkupi i vlefshëm për xhiron e 25-të, në bazë të shortit të bërë për gjyqtar, është mësuar dhe arbitri kryesor i kësaj ndeshje, Dalibor Gjorgjevski.

Të përkujtojmë se në ndeshjen e sezonit vjeshtor, pikërisht ky gjyqtar në ndeshjen Sileksi – Shkupi referoi me tendencë duke dëmtuar skuadrën tonë, fillimisht lejoi që të luhet loja pas një prekje me dorë të futbollistit nikoqir që edhe shënoi gol, ndërsa më pas anuloi  golin e shënuar për Shkupin, duke referuar pozitë jashtë lojë.

Shpresojmë që gabimet të këtilla të mos përsëriten dhe të mos ketë referime me tendencë. Skuadra e FC Shkupi ka mbetur e kënaqur nga referimi i të gjitha ndeshjeve të sezonit pranveror dhe uron ky trend të vazhdojë edhe në ndeshjet e mbetura të kampionatit.

 

More to explorer

Eliminohemi nga Kupa në çerekfinale

Skuadra jonë edhe pse favorite në ndeshjen ndaj Akademia Pandevit nuk arriti që të bëjë edhe një hap tjetër drejt gjysmëfinales. Në

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!