Skuadra jonë ka freskuar edhe postin e drejtorit sportiv, detyrë e cila i është besuar një profesionisti të vërtetë, siç është Damir Ibriç.
Një emër shumë i madh i futbollit ndërkombëtar, i cili ka luajtur në dhjetë Superliga të Botës, ndërsa ka qenë edhe anëtar i përfaqësues së Bosnjë e Hercegovinës me gjeneratat U21.
Ibriç që është me dy shtetësi, atë boshnjake dhe turke, në karrierën e tij të pasur ishte pjesë e shumë skuadrave, por ne do të përmendim disa prej tyre, si Le Havre AC në Francë, Trabzonspor, Genclerbirligi, Kocaelispor në Turqi, Concordia në Rumuni, Terengganu FC në Malajzi, Qingdao Hainiu në Kinë, B68 Toftir në Ishujt Faroe, FK Lovcen Cetinje në Mal të Zi e shumë e shumë klube të tjera.
“Jam i lumtur që vi në një klub me traditë, klub me tituj kampioni dhe kupe si dhe që ka një organizim mjaft të mirë., ekip i cili në çdo vit ka synim të jetë pretendent për titull dhe pjesëmarrje në garat evropiane. Do të punojmë që të arrijmë suksese edhe më të mëdha, të futemi në grupet e ndonjë gare evropiane dhe të regjistrojmë suksese edhe më të mëdha”.
Karriera aktive në futboll e Damir Ibriç mbyllet në vitin 2017, që më pas të vazhdojë të punojë si ndihmës trajner për katër vite dhe dy vite të tjera si drejtor sportiv te skuadra e njohur turke Malatyaspor.