De Oliveira braziliani i radhës te Shkupi

Shpërndaje:

Futbollisti brazilian Victor Damasceno De Oliveira tani më zyrtarisht është pjesë e skuadrës tonë dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Mlladen Zhizhoviç. Bëhet fjalë për një sulmues krahu, i cili karrierën e tij e ka nisur dhe zhvilluar pikërisht në vendlindjen e tij, në Brazil, por së fundmi aventura e tij kishte vazhduar në Evropë, konkretisht në kampionatin suedez me ekipin e Vasalunds IF. De Oliveria në Brazil ka lujatur për ekipet si Flamengo-SP, Red Bull, Monte Azul, Bragantino B dhe Ji-Paraná.

De Oliveira me ekipin e Vasalunds ka regjistruar 14 paraqitje duke shënuar dy gola, ndërsa tani më do të jetë pjesë e kampionatin tonë me fanellën bardhekaltër të FC Shkupi.

Në deklaratën e tij të shkurtër, De Oliveira ka thënë se vjen në Maqedoninë e Veriut për të luajtur për një klub të madh dhe se qëllimi i tij është të bëjë një hap tjetër sfidues në karriere dhe të ndihmojë ekipin në ambiciet e veta.

 

“Jam shumë i gëzuar për mundësinë që më është dhënë që të luajë për këtë klub me shumë traditë dhe tituj të fituar, një ekip me profesionalizëm të madh. Padyshim se kjo është një sfidë për mua në karrierë, por njëkohësisht dua që të jem pjesë e një tjetër suksesi të klubit, andaj premtoj se do të luftoj shumë së bashku me lojtarët tjerë dhe stafin për tu shpallur kampion”.

Kujtojmë se Shkupi dhe De Oliveria kanë arritur të vënë nënshkrimin në kontratë për dy vitet a ardhshme.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT