Duke marrë parasysh se po futemi në aktin përfundimtar të sezonit, për fat të keq po shohim se delegimet e arbitrave janë shumë të çuditshëm. Që nga ky moment, njoftojmë publikun e gjerë se do të ndjekim me shumë vëmendje të gjitha zhvillimet. Të gjithë duhet ta dinë se FC Shkupi nuk i lë punët në duar të huaja. Çdo lëvizje dhe çdo ndeshje do ta përcjellim nga afër dhe me shumë kujdes.
Mbesim me shpresë se delegimet e çuditshme të arbitrave të bëra në ndeshjet e fundit janë vetëm rastësi, por e themi edhe një herë se do të shohim se çfarë do të ndodhë në fushë.
Përshëndetje të përzemërta për publikun