Demantojmë spekulimet rreth Umit Karan

Shpërndaje:

Të hënën nga posti i shefit të stafit teknik u largua trajneri Umit Karan për shkaqe personale dhe të rezultateve të ekipit në këtë fillim sezoni dhe për të njejtën u organizua konferencë shtypi me gazetarët që vet tekniku u tregoi arsyet e dorëheqjes nga klubi.

Pas zyrtarizimit të largimit të tij, në mediat e vendit dhe në veçanti në ato maqedonase, kishte shkrime të pa vërteta dhe spekulime për shkaqet e tërheqjes së tij. Ne si klub demantojmë të gjitha spekulimet e bëra në mediat e vendit, pasi largimi i trajnerit Umit Karan nga skuadra jonë nuk ka të bëjë me çështjen ne fjalë që shkruhet në media.

FC Shkupi shpreh respekt të madh për ish-trajnerin tonë, i cili dha kontribut të madh për skuadrën gjatë periudhës që ishte në Çair dhe po ashtu për futbollin e Maqedonisë së Veriut. Kujtojmë që tekniku turk skuadrën e mori nga pozita e fundit dhe e kualifikoi në garat europiane.

Ne si klub mendojmë se nuk duhet të njëlloset një ikonë e futbollit europian si  Umit Karan, i cili ka qenë emri më i madh që ka punuar në futbollin tonë deri më tani.

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT