Është mbyllur me sukses edhe stërvitja e fundit, në prag të ndeshjes së fundjavës, kur skuadra jonë do të ketë përballë ekipin e Borecit nga Velesi, duel ky që luhet në kuadër të javës së tetë.
Pas emërtimit të stafit të ri të trajnerëve me në krye Umit Karan, ekipi në një atmosferë mjaft të mirë dhe pozitive ka marrë dhe urdhrat e fundit për tu rikthyer në formën e mirë dhe te fitoret, që të vazhdojmë të mbetemi në kreun e tabelës.
Skuadra e Borecit është treguar se ka një ekip të ri, që kërkon të tregohet ndaj secilit kundërshtarë, e në veçanti në Çair do të vjen e motivuar për të luajtur ndaj tri herë kampionit shtetërorë.
Për këtë ndeshje është prononcuar golashënuesi më i mirë i kampionatit, Dembo Dabro, i cili ka potencuar se ekipi në këtë ndeshje do të futet me shumë karakter, për të marrë rezultat pozitiv, që është fitorja.
“Jemi përgatitur mirë për ndeshjen e të shtunës dhe do të japim maksimumin në të gjitha aspektet. Kemi respekt maksimal për kundërshtarin, por sigurisht se në terren do jetë ndryshe, pasi aty do jemi në nivel më të lartë, duke kërkuar maksimumin e pikëve”, ka thënë Dembo, i cili vazhdon të prijë në listë e golashënuesve me shtatë gola.
Trajneri Karan për këtë ndshje nuk do të mundë të llogarisë në shërbimet e Glishiq dhe Gligorov. Ndeshja Shkupi – Boreci luhet të shtunën në stadiumin e Çairit me fillim në 15:00.