Dembo pjesë e kombëtares së Gambias

Shpërndaje:

Paraqitjet e mira të këtij sezoni të sulmuesit nga Gambia Dembo Darboe me skuadrën tonë FC Shkupi, kanë bërë që ai të merr ftesë për kombëtaren e tij të Gambias, për dy ndeshjet mjaft të rëndësishme të kualifikimeve të Kupës Kombeve të Afrikës, kur do të luajnë ndaj Gabonit.
Dembo në këtë sezon kishte një fillim të mrekullueshëm me ekipin tonë, duke shënuar plot 10 gola në kampionat, ndërsa ka shtuar edhe nga një në kualifikimet në Ligën e Evropës dhe Kupën e Maqedonisë së Veriut.
Vet sulmuesi 22 vjeçar, ka folur për ndjenjën që është ftuar për herë të parë që të luajë në reprezentacionin e kombëtares së tij.
“Është një ndjenjë e mirë që të përfaqësosh shtetin tënd, çdo futbollist ëndërron që të përfaqësojë kombin e tij dhe të jep maksimumin për suksese. Do të kisha falënderuar të gjithë bashkë lojtarët e mi, trajnerët dhe stafin për mbështetjen e tyre të madhe, pasi pa ta unë nuk do të arrija që të jem këtu ku jam. Por kur të kthehem, do të vazhdoj të punoj edhe më fortë që të vazhdojmë punën ku e kemi lënë dhe të arrijmë atë që dëshirojmë këtë sezon”, ka thënë Dembo.
Kujtojmë se Gambia garon në Grupi D, ku bëjnë pjesë edhe Angola, Kongo dhe Gaboni, ndërsa në pozitën e parë janë Gambia dhe Gaboni me pikë të barabarta, por gol diferenca ka lënë kombëtaren e Dembos në pozitën e parë.
Kujtojmë se ndeshjet Gaboni – Gambia luhen me 12 dhe 16 nëntor dhe janë shumë të rëndëishme për pozitën e parë dhe të dytë që dërgojnë në kualifikime, ndërda Dembo sot udhëton drejt vendlindjes së tij për tu bashkuar me kombëtaren.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT