Dembo: Të vazhdojmë me fitore

Shpërndaje:

Kur kanë mbetur edhe tri javë deri në mbyllje të sezonit vjeshtor, skuadra jonë do të luajë edhe dy ndeshje në fushë nikoqire dhe një në transfertë. Por këtë të mërkure fillimisht luajmë me Vardarin, derbin e qytetit.

Padyshim se me një ritëm që deri më tani nuk kemi pasur në kampionatin tonë, ekipet kanë shumë pak hapësirë për pushim dhe rikuperim, por futbollistët tanë tani më kanë lënë pas vete dy ndeshje nga të cilat realizuam pikë maksimale me një goldiferencë fantastik 6-2.
Për duelin e nesërm ka folur golashënuesi më i mirë i ekipit tonë por edhe kampionatit, gambiani Dembo Darbo, i cili vetëm në dy ndeshjet e fundit regjistroi pesë gola, dy ndaj Bellasicës dhe tre ndaj Pelisterit në Manastir.

Dembo ka dhënë vlerësimin e tij për duelin ndaj Vardarit me deklaratë për faqen zyrtare të klubit.
“Skuadra e Vardarit ka ekip të mirë dhe ne do ti respektojmë ata sikurse të gjitha ekipet e tjera. Duke marrë parasysh se është derbi i qytetit, ne jemi përgatitur aq sa kishim mundësi për këtë ndeshje, por do të japim maksimumin nga vetja që të vazhdojmë me fitore. Jemi në formë të mirë dhe do të kërkojmë të vazhdojmë me këtë ritëm deri në fund, gjithsesi ajo që është më e rëndësishme është fitorja dhe të arkëtojmë dhe tri pikë të reja”, ka thënë Dembo.

Kujtojmë se ndeshja Shkupi – Vardari luhet të mërkurën me fillim në orën 13:00, në kompleksin sportiv të FFM-s, ndërsa edhe kjo ndeshje si gjithë të tjerat të sezonit të ri do të luhet pa praninë e publikut shkaku i pandemisë së COVID-19.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT