Demiri: “Do ti mirëpresim skocezët siç është më së miri”

Shpërndaje:

Pronari i FC Shkupit, Shefshet Demiri ishte personalisht sot në tërheqjen e shortit në Nyon të Zvicrës, ku skuadra nga Çairi rikthehet në arenën ndërkombëtare pas plot 14 viteve. Pikërisht për një skuadër të madhe dhe me traditë siç është FC Shkupi, fati deshi që për kundërshtarë të kemi një ekip me histori të madhe si në kampionatin skocez ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, sikurse është Glasgow Rangers.

Pas shortit Demiri kishte takim me përfaqësuesit e klubit skocez Andrew Dickson dhe kishin një bisedë për tu njoftuar me qytet dhe klubet.

“Sigurisht se ishte një takim mjaft miqësorë dhe biseduam për shumë gjëra. Jemi dy klube që në vendet respektove kemi histori dhe tituj të fituar, por në këtë rast Rangers ka një të arritur shumë të madhe në arenën ndërkombëtare. Kemi ngjyrat e njëjta dhe kemi tifozeri të flakta. U kam premtuar se në Shkup do të kenë mikpritjen më të mirë të mundshme. Por sigurisht duke e ditur se Shkupi në Korrik është me temperatura tropikale, ata e kanë brengë se si do ja kalojnë në Shkupin e nxehtë”, ka thënë pronari i FC Shkupit, Shefshet Demiri i cili që në momentet kur u mësuan emrat e mundshëm të kundërshtarëve , kërkonte që shorti të na e sjell Glasgow Rangersin.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT