Denkovski dhe Serafimov emrat të rinj të Shkupit

Shpërndaje:

Pas tre prurjeve të fundit, Arbi Vosha, Michal Pinter dhe Hamza Ramanit, me ekipin tonë tani më janë bashkuar edhe dy lojtarë të rinj. Bëhet fjalë për Davor Serafimov dhe David Denkovski, të cilët kanë nënshkruar kontrata tre vjeçare me klubin tonë.

Denkovski është një nga portierit më të talentuar të vendit tonë, i cili tani më sa vite është pjesë e të gjitha gjeneratave të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, U1, U20 dhe U21. Ai gjatë karrierës së tij ka qenë portier i ekipeve të Vardarit, Akademija Pandevit, Pehçevës dhe së fundmi i Bregallnicës. Pas vete ka edhe një titull të fituar të Kupës së Maqedonisë, si anëtar i ekipit të Akademija Pandevit.

Gjithashtu pjesë e ekipit tonë është edhe 1-t, vjeçari Davor Serafimov i cili karrierën e tij e kishte nisur me moshat e reja te ekipi i Metalurgut, që te Shkupi të vjen pas paraqitjeve shumë të mira me ekipin e Vardarit. Serafimov i cili luan në të gjitha pozitat e mbrojtjes, është pjesë edhe e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, U18 dhe U19.
Menaxhmenti i klubit po vazhdon të punojë me seriozitet në përforcimin e ekipit edhe gjatë qëndrimit të skuadrës tonë në Bollu, ku prej sot është akomoduar skuadra për të vazhduar fazën përgatitore.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT