Derbi vogël i Shkupit mbyllet në barazim

Shpërndaje:

Derbi vogël i qytetit të Shkupit i luajtur në stadiumin Arena “Todor Proeski” mes Rabotniçkit dhe Shkupit u mbyll pa fitues me barazimin 2-2 (1-1).
Dy ekipet luajtën një nga ndeshjet më efikase të javës së 11-të, edhe pse në 30 minutat e fundit të ndeshjes kishte një rënie të koncentrimit të lojës që edhe nuk kishte fitues.
Edhe pse Shkupi në këtë ndeshje nuk fitoi, mbetet pa disfatë në katër ndeshjet e fundit në kampionat.
Ndeshja filloi pa shumë raste por me posedim të topit nga skuadra e Shkupit, por në minutën e 13-të, një gabim në mesfushë bëri që Todorovski të shërbejë me top Stankoovskin i cili në duel me dy mbrojtës arriti që deri në fund të mbahet në këmbë dhe të shënon për rezultatin 1-0.
Por Shkupi në të gjitha rastet tentoi që të sulmojë nga krahët duke e kërkuar sulmuesin më të mirë të kampionatit Dembon, por që nuk arrinte në pozitë për të shënuar.


Nikoqirët arritën tu bëjnë ballë sulmeve dhe presionit të Shkupit deri në minutën e 28-të, kur Glishiçi vodhi një top nga ana e majtë që të kroson drejt Ilirid Ademit, i cili shënoi gol me kokë për të barazuar 1-1.
Në minutën e 31 shtyllën e goditi Dembo, e pas tij goditi mbi portë edhe Alvarez.
Vetëm sa kishte filluar pjesa e dytë, Shkupi kaloi në epërsi me golin që e shënoi me kokë braziliani Neto. Rast për të ngritur epërsinë në 1-3, Shkupi pati edhe në minutën e 57-të, Alvarez krosoi, por Ademi u vonua që topi të kalon para tij, e ai të përfundon në rrjet.


Në minutën e 61-të, nikoqirët barazuan me anë të Sharkoskit. Në 30 minutat e fundit, dy ekipet tentonin me gjysmë raste, ndërsa përsëri rastin më të mirë e kishte Shkupi, fillimisht me Dembon, e më pas edhe me Goudyabin, të cilët nuk ishin të saktë në rastet e tyre.
Trajneri Karan në pjesën e dytë u dha shansin edhe Ismailit, Jusufit, Gligorovit dhe Goudyabit. Me këtë barazim Shkupi mbetet në pozitën e dytë, me 23 pikë të grumbulluara, ndërsa ndeshjen e radhës pas pauzës për shkak të obligimeve që ka përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, ekipi ynë do të jetë mysafire te Shkëndija në Tetovë.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT