Të martën do të vazhdojnë garat në kampionatin e futbollit të Maqedonisë, ndërsa ndeshjet e xhiros së 24-të, i luajnë ekipet e Ligës së Dytë.
Skuadra e Shkupit i është kthyer fitoreve, ndërsa një gjë të tillë dëshiron ta bëjë edhe në ndeshjen e nesërme kur do të luajë përballë Maxharit, skuadër e cila këtë sezonë si duket ka humbur hapin me ekipet që kërkojnë ekzistencën direkt dhe tani më do të luftojë që të gjejë mënyrë për të luftuar për pozitë që i siguron ndeshjen e balotazhit.
Futbollistët e trajnerit Zekerija Ramadani kanë stërvitur gjatë ditës së hënë dhe me plot energji pozitive e presin duelin e radhës, ndërsa një nga futbollistët që dëshiron të dëshmohet në këtë ndeshje, është Dario Desniq, i cili në afatin kalimtar të dimrit erdhi pikërisht nga Maxhari, te FC Shkupi, si një nga përforcimet e reja.
Sulmuesi i cili në muajin maj i mbush plot 20 vjet, është shprehur i gatshëm për ndeshjen kundër ish-ekipit të tij dhe shpreson që të shënojë gol.
“Maxhari është një ekip shumë e mirë dhe shumë kualitative, edhe përkundër asaj që këtë gjysmë sezon nuk ka rezultate të mira, në nuk guxojmë që ta marrim ndeshjen si të lehtë. Ne shkojmë në Maxhari për të marrë tri pikë, ndërsa për ne çdo pikë e fituar si mysafire na vlen shumë”, ka thënë Desniq.
I pyetur nëse shënon, a do ta festonte golin e tij, Desniq ka thënë: “Sa i përket asaj që unë do të luajë ndaj ish-skuadrës sime, nuk do të ndikojë fare dhe nëse më jepet rasti të shënojë do të festojë së bashku me “Shvercerat”, është publik e cila na përkrah në çdo ndeshje dhe meriton të gëzohet”.
FC Shkupi edhe në këtë ndeshje do të jetë pa portierin Suat Zendeli, ndërsa gjithashtu vazhdon të jetë jashtë fushe edhe i riu Arijan Bela. Ndaj Maxharit për Shkupin është riaftësuar të luajë Ardian Nuhiu. /fcshkupi.com