Diack: Jemi të përqendruar për të arritur qëllimin

Skuadra e FC Shkupit kishte një javë të ngjeshur pas vete, pasi në vetëm shtatë ditë luan ndeshjen e tretë. Në duelin e javës së nëntë ekipi futet pas një bilanci pozitiv duke regjistruar tri fitore, atë ndaj Borecit 3-0, pastaj fitorja me Akademija Pandevin në transfertë 0-1 (18.10.2020) dhe së fundmi 21.10.2020), të mërkurën fituam në ndeshjen e 1/8 në kuadër të Kupës së Maqedonisë së Veriut, duke e mundur 5-0 ekipin e Kit-Go.

Vetëm dy ditë kohë për të pushuar dhe analizuar skuadrën e Sileksit, ekip ky që të shtunën është mysafire e ekipit tonë. Skuadra ka punuar në maksimum që edhe në këtë sfidë të arrijë rezultat pozitiv, ndërsa për këtë përballje ka folur futbollisti nga Senegali, Lamine Diack.
“Nuk kemi pasur shumë kohë për pushim e as për të menduar për ndeshjet që lamë pas nesh. E rëndësishme ka qenë që kemi marrë tri fitore të njëpasnjëshme dhe jemi në formë të mirë. Sigurisht që e dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë, e gjithë kjo për shkak të ndeshjeve që na vijnë njëra pas tjetër, por ne jemi të përqendruar për të arritur qëllimin tonë edhe në këtë ndeshje, që është fitorja dhe tri pikë të reja”, ka thënë Diack.

Ndeshja FC Shkupi – Sileksi do të luhet të shtunën me fillim në orën 14:30 në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjen Maxhari, ndërsa e njëjta do të transmetohet drejtpërdrejtë në kanalet e TVM dhe Arena Sport.

Share:

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on pinterest
Pinterest
Share on linkedin
LinkedIn

Social Media

Most Popular

Get The Latest Updates

Subscribe To Our Weekly Newsletter

No spam, notifications only about new products, updates.

Categories

On Key

Related Posts

Shkupi sot mbylli kampin stërvitor në Dojran

Skuadra e FC Shkupi ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme pauzën në kampionat, pasi përfaqësueset edhe më tutje janë me angazhime në Ligën e Kombeve. Nga data 10 nëntor, ekipi ynë ka qëndruar në Dojran, ku

Dembo pjesë e kombëtares së Gambias

Paraqitjet e mira të këtij sezoni të sulmuesit nga Gambia Dembo Darboe me skuadrën tonë FC Shkupi, kanë bërë që ai të merr ftesë për kombëtaren e tij të Gambias, për dy ndeshjet mjaft të rëndësishme të kualifikimeve të

Derbi vogël i Shkupit mbyllet në barazim

Derbi vogël i qytetit të Shkupit i luajtur në stadiumin Arena “Todor Proeski” mes Rabotniçkit dhe Shkupit u mbyll pa fitues me barazimin 2-2 (1-1). Dy ekipet luajtën një nga ndeshjet më efikase të javës së 11-të, edhe pse

Gudyabi: Edhe si mysafirë kërkojmë rezultat pozitiv

Pas shtyerjes së kampionatit, nesër rikthehemi me ndeshjen e javës së 11-të, ku do të jemi mysafir në stadiumin Arena “Toshe Proeski”, ndërsa përballë kemi skuadrën e Rabotniçkit. Ekipi kishte mjaft kohë që të stërvitet dhe të rimerr veten

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!