Diene: Imperativ vetëm fitorja

Shpërndaje:

Të mërkurën luhen ndeshjet e javës së 22-t, që është dhe e fundit për rrethin e dytë. Skuadra jonë udhëton drejt qytetit të Shtipit për tu përballur me Bregallnicën.

Pa dyshim se kjo do të jetë përballje shumë e rëndësishme, pasi më pas do të mësojmë dhe orarin e rrethit të tretë.

Për ndeshjen e të mërkurës, ka folur mesfushori Albert Diene, i cili mes tjerash ka potencuar se këtë sezon nuk ka kundërshtar të dobët, ku të gjithë luftojnë për pikë dhe për pozitë sa më të mirë.

“E kemi thënë që në fillim se ky do të jetë një kampionat shumë i vështirë, pasi të gjitha ekipet po luftojnë për pikë, si për kreun e renditjes edhe ata për të mbijetuar. Përballja kundër Bregallnicës do të jetë një ndeshje e mirë, duke marrë parasysh se të gjithë në skuadër e dimë se sa i rëndësishëm do të jetë rezultati përfundimtar. Andaj imperativ për ne është vetëm fitorja që të ruajmë pozitën e parë në renditje”, ka thënë Diene

Në ndeshjen Bregallnica – Shkupi që luhet të mërkurën me fillim në ora 14:00, arbitër kryesor është Aleksandar Grujoski nga Kërçova.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT