Diene: Ndeshjet e fundit janë finale në vete

Shpërndaje:

Pas eliminimit nga kupa në gjysmëfinale, tani më e gjithë vëmendja është kthyer në kampionat ku na presin edhe gjashtë ndeshje, të cilat do të jenë të gjitha finale në vete.

Sigurisht se eliminimi në gjysmëfinale ka lënë shije të hidhur në ekip, por fati nuk ishte me ne gjatë ekzekutimit të penalltive dhe tani më nuk ka alternativë tjetër , gara do të vazhdojë për titullin kampion.

Në ekip futbollistët dhe stafi kanë ngritur moralin dhe janë përgatitur për duelin e të dielës, kur në Kratovë do të jemi mysafir të Sileksit.

Për duelin në fjale ka folur mesfushori Albert Diene, i cili mes tjerash ka thënë se duhet përkushtim maksimal për të fituar ndeshjen në fjalë.

“Ndeshja ndaj Sileksit është pothuajse vendimtare për titullin e kampionit, por jo vetë, pasi të gjitha ndeshjet e fundit janë finale në vete. Ne duhet të jemi më të përkushtuar për ta fituar këtë ndeshje, andaj duhet të jemi gati për të gjitha planet që në fund të dalim fitues dhe të vazhdojmë garën për titullin kampion”, ka thënë Diene.

Ndeshja e javës së 28-të Sileksi – Shkupi luhet në Kratovë me fillim në orën 16:00, ndërsa arbitër kryesor i ndeshjes është kërçovari Aleksandar Grujoski

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT