Diene: Të gjithë futemi në ndeshje për të fituar

Shpërndaje:

Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut ndeshjet e javës së 10-të, do ti nisë të shtunën, e gjithë kjo shkaku se përfaqësuesja e vendit ka angazhime për kualifikueset e evropianit kundër Ukrainës si dhe miqësoren ndaj Armenisë.

Ekipi ynë duelin e javës së 10-të, e luan në cilësinë e mysafirit në Kavadar, ndërsa kjo ndeshje do të luhet të shtunën.

Pikërisht për ndeshjen e të shtunës, ka folur mesfushori difenziv Albert Diene.

“Ashtu sikurse kemi punuar gjatë periudhës së fundit, jemi përgatitur mjaft mirë edhe për ndeshjen e radhës. Në klub po mbizotëron atmosferë e mrekullueshme, andaj të gjithë do të futemi në ndeshjen e të shtunës për ta fituar, pasi fitorja do të na mbajë në kreun e renditjes. Përballja me Tikveshin nuk do të jetë e lehtë, sepse janë ekip stabile dhe kanë rezultate të mira në shtëpi”, ka thënë Diene.

Trajneri Zhizhoviç për duelin e të shtunës nuk do të mundë të llogarisë në dy futbollistët standard të këtij sezoni, Hamza Ramanin dhe brazilianin Queven, të cilët janë të detyruar të pushojnë shkaku që kanë akumuluar nga pesë kartonë të verdhë, ndërsa për shkak të dëmtimit do të mungojë Mario Riçkov.

Në pesë duelet e fundit që kemi luajtur me Tikveshin, kemi shënuar tri fitore, kemi një barazim, ndërsa një herë jemi mundur.

Ndeshja Tikveshi – Shkupi luhet të shtunën në Kavadar me fillim në ora 14:00, ndërsa kjo ndeshje do të transmetohet në kanalet e televizionit shtetëror. Drejtësinë e këtij dueli do ta ndajë, arbitri Jovan Kaçevski nga Struga.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT