Disfata e parë me gol nga penaltia

Shpërndaje:

Vjen disfata e parë në sezonin pranveror, pas serisë prej 8 ndeshjen pa humbje, prej të cilave 3 të fundit, ishin të fituara. Mirëpo mjaftoi një penalti që Vardari ti shkaktojë disfatën e parë Shkupit në një sfidë, ku dominoi me pronësimin e topit dhe krijimin e rasteve.

 

Aksioni i parë ishte për FC Shkupin, që në minutën e 3-të kanoset me gjuajtjen e Serxhios, por që shkon jashtë portës së Gaçevskit. Vendasit nuk kishin asnjë rast në 19 minutat e para dhe një krosim në zonë nga krahu i djathtë ishte i mjaftueshëm për të treguar në pikën e bardhë. Në zonë, në mënyrë të parregullt, Ristovski ndalon sulmuesin Lira dhe referi kryesor tregon penalti. I sigurtë nga pika e bardhë ishte Micevski 0-1. Në minutën e 24, godet Huan Felipe nga gjuajtja e lirë, por mbron portieri Azizi. Një minutë më vonë, gabon Ismaili në mbrojtje, ndërsa Kolevski ndalohet në sekondat e fundit nga Amir Bilali, në momentin kur sulmuesi kundërshtarë kërkonte hapësirë për të goditur. Katër minuta më vonë erdhi momenti më i bukur i ndeshjes. Kapiteni Rron Broja godet ashpër nga 25 metra, ndërsa me forcat e fundit , portieri nikoqir e devijon në rivënie nga këndi. Në vazhdim të lojës, Serxhinjo godet me kokë, por topi shkoi skaj portës. Në minutën e 38-të, FC Shkupi kishte rastin më të mirë të pjesës së parë, kur Broja asiston në zonë, prekja e vogël e Berat Ustabashit dukej se ishte e mjaftueshme për gol, por kështu nuk mendoi Gaçevski, që ndalon topin në vijën fundore , para Maharafa Tandinës. Dhe rasti i fundit i pjesës së parë ishte për FC Shkupin. Angelovi qetëson topin brenda zonës kundërshtare, ndërsa Tandina godet ashpër, mirëpo topi shkon skaj portës të skuadrës vendase.

Në pjesën e dytë, FC Shkupi kishte kontroll të plotë të lojë dhe dominonte në pronësimin e topit dhe krijoi disa raste ,por nuk arriti që të barazojë shifrat në 1-1. Fillimisht u kanos Veliu nga 16 metra, që më vonë Serxhio të depërtojë thellë në zonën e djathtë të Vardarit, mirëpo krosimin e tij të ashpër në zonë , askush nuk e përcjell nga sulmuesit e FC Shkupit. Braziliani i FC Shkupit, Serxhinjo, sërisht në aksion në minutën e 60-të, por tani tentimi i tij shkoi lartë mbi portë. Dhe në minutën e 68-të, FC Shkupi kishte rastin më të mirë që të barazojë shifrat, kur krosimin e Basilios e pret me kokë Veliu, por në vendin e duhur është portieri vendas, që nuk lejon të ndryshojnë shifrat. Vetëm 9 minuta më vonë, Besart Krivanjeva provon nga 18 metra me një goditje të ashpër, por në vendin e duhur sërisht është Gaçevski. Dhe në minutën e 82-të, futbollistët e FC Shkupit kërkuan penalti, pas lojës me dorë të një futbollisti të Vardarit në zonën e 5 metrave, por kështu nuk mendoi arbitri kryesor. Dhe tentimi i fundit ishte i Angelovit nga 25 metra, por që nuk shqetëson fare portierin vendas, i cili me mbrojtjet e tij të sigurtë mohoj barazimin dhe arkëtimin e një pike për FC Shkupin. Pason pauza dy javore, ndërsa më 28 mars, FC Shkupi në stadiuin në Çair, do të përballet me Makedonija Gj.P.

Vardar – FC Shkupi 1-0 (1-0)

Stadimi: Boris Trajkovski

Shikues: 400

Arbitër kryesor: Dejan Jakimovski (Shkup)

Ndihmësit: Nikola Karakolev (Shtip), Dejan Dimitrijeviq (Shkup)

Kartona të verdhë: Tandina Maharafa, Filip Ristovski, Bazilio Ndong, Fati Ismaili (FC Shkupi), Avramovski, Najdovski, Micevski (FK Vardari)

Kartona të kuq:

Golashënues: Micevksi (penalti, 20′)

Vardari:Gaçevski, Toshevski, Manev, Lira, Micevski, Kolevski, Avramovski, Novak, Najdovski, Felipe, Brdarovski.

Trajneri : Aleksandar Vasoski

FC Shkupi: Enes Azizi, Filip Ristovski (Besart Iseni), Amir Bilali, Berat Ustabashi (Artan Veliu), Armel Bradxhi, Serxhio, Rron Broja, Bazilio Ndong, Fati Ismail, Tandina Maharafa (Besart Krivanjeva), Viktor Angelov.

Trajneri: Umit Karan

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT