Disfata e parë në Çair

Shpërndaje:

Disfata e parë në ÇairNdeshja e vetme e xhiros së 16-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë është zhvilluar në stadiumin e Çairit në Shkup, ku janë takuar dy ekipet më të mira të kësaj lige, Shkupi dhe Gostivari, e ku kjo e fundit ka marrë fitore me rezultat 2:1, duke ngushtuar epërsinë në tabelë në vetëm 8 pikë dhe duke shpallur veten si konkurrente për inkuadrim në Ligën e Dytë.

Shkupi në këtë ndeshje është paraqitur me përbërje të kombinuar, pasi numri më i madh i futbollistëve të skuadrës nga Çairi ishin prekur nga gripi dhe nuk arritën të jenë gati për derbin e xhiros. Në këtë ndeshje munguan Suat Zendeli, Muharem Bajrami, Ardian Nuhiu, Goran Maznov, Goran Stankovski Bujamin Asani e Mumin Sallai.

Ndeshja filloi me sulme të shpejta të vendasve, ndërsa goli i parë u shënuan në minutën e 20-të, kur vendasit menduan se Ristovski ishte në pozitë jashtë lojë, duke mos e ndalë atë që ta dërgojë topin në rrjetë.  Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë përsëri iniciativën më të madhe e kishin shkupjanët të cilët arritën të barazojnë në minutën e 64-të me anë të Erkan Seferit. Festa e bardhekaltërve zgjati vetëm dy minuta, kur Elvir Nurishi  pasi kaloi portierin Bajrami nuk e kishte të vështirë që të shënojë gol, i cili rezultoi të jetë edhe goli i fitores. Kjo ishte disfata e parë e Shkupit në sezonin 2014/15 në fushë të sajë dhe e dyta në përgjithësi në kampionat, por duke mbetur edhe më tutje lider i tabelës me 36 pikë, me Gostivarin në pozitën e dytë  me 28 pikë. / fcshkupi /

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT