Disfata e parë në kontrollueset në Bolu

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupi sot ka luajtur ndeshjen e fundit kontrolluese në Bolu, ku po qëndron tani më dy javë dhe po zhvillon fazën kryesorë të përgatitjeve. Kundërshtari i fundit ishte ekipi rumun, Politehnica që arriti të marrë fitoren në këtë ndeshje me rezultat 1:3 (1:1).

Edhe këtë në takim trajneri Umit Karan e kishte filluar me ndryshime në njëmbëdhjetëshen e parë në dalim nga e fundit kundër ukrainasve të Mariupol. Të dy ekipet e filluan ndeshjen me matjen e forcave në mes të fushës, ndërsa ndryshimi i rezultat pas disa përpjekjeve nga dy anët, erdhi në minutën e 15-të, kur rumunët kaluan të parët në epërsi me golin që e shënoi Balan.

Por vetëm dy minuta më vonë erdhi kundërpërgjigja nga Shkupi, për të barazuar rezultatin me autor goli Gerogievskin, pas një aksioni të zhvilluar nga bajrami dhe Oudiaby. Shkupi pas golit të shënuar vazhdoi të ushtrojë presion ndaj rumunëve që solli dhe rezultat, pasi në minutën e 37-të, kishte një ndërhyrje të palejuar në zonën e gjashtëmbëdhjetë metërshit dhe arbitri tregoi në pikën e bardhë.

Si zakonisht nga pika e bardhë deri më tani i pagabueshëm ka qenë kapiteni Bajrami, por sot nuk ishte dita e tij, pasi huqi portën, e që rezultati deri në fund të pjesës së parë mbeti i pandryshuar.

Në pjesën e dytë trajneri Karan bëri ndryshime në formacion, ndërsa kundërshtarët këtë e shfrytëzuan në maksimum për të shënuar edhe dy herë në portën tonë. Fillimisht epërsinë në 1:2 e ngriti Danale në minutën e 54-t, që më pas për herë të dytë në listën e golashënuesve u regjistrua Balan, i cili kësaj radhe shënoi nga pika e bardhë.

Deri në fund të ndeshjes skuadra jonë kishte disa raste të mira për të shënuar, por që në fund nuk pati ndryshim rezultati, për të shijuar dhe disfatën e parë në këtë fazë të përgatitjeve.

Të përkujtojmë se skuadra bardhekaltër përfundon ndeshjet kontrolluese me një fitore ndaj Çelikut boshnjak (1:0), barazim me ukrainasit e Mariupol (2:2) dhe disfatë nga Politehnica (1:3)

Ishte ky testi i fundit për skuadrën tonë gjatë kësaj faze përgatitore, ndërsa qëndrimi në Bolu të Turqisë do të vazhdojë me seanca të rregullta stërvitore, deri në ditën e udhëtimit për në Armeni, kur edhe do të luhet ndeshja e parë kualifikuese për Ligën e Evropës me 11 korrik.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT