Disfatë me shumë raste për gol

Shpërndaje:

FC Shkupi pësoi disfatë në Strumicë ndaj Bellasicës me 0-1, mirëpo në saje të rasteve ideale , mundej të shënonte së paku 2 ose 3 gola në portën e vendasve. Suhel Muharremi goditi traversën dhe shtyllën e portierit vendas Vujanac, i cili rastet e tjera arriti të parandalojë tentimet e Iljoskit dhe Angellovit. Hero i skuadrës vendase ishte Baldovaliev, që shënoi golin e vetëm.

 

FC Shkupi pësoi disfatë 0-1 në Strumicë, në përballjen ndaj Bellasicës, në një sfidë ku rezultati mundej të ishte ndryshe, në rast se shfrytëzohesh rastet ideale nga Suhel Muharremi, Viktor Angellovi dhe Blazhe Iljoski, atëherë epilogu përfundimtar do të ishte krejtësisht ndryshe. Mirëpo në realitet ndodhi e kundërta, vendasit shënuan një gol në fazën e hershme dhe arritën të menaxhojnë ndeshjen deri në fund. Momenti I ndryshimit të rezultatit ndodhi në minutën e 7-të,. Vusljanin kroson në shtyllën e dytë, ndërsa Baldovaliev shënon me kokë për 1-0. Në minutën e 14-të FC Shkupi kishte rastin e parë që të barazojë shifrat në 1-1, mirëpo tentimi me kokë nga Viktor Angelov, ndalohet nga portieri Vujanac. Vetëm 2 minuta më vonë dhe pas një kundërsulmi të shpejtë, të nxitur nga Serzhinjo, brenda zonës kundërshtare, Blazhe iljoski godet ashpër nga këndi i vështirë, por topi shkon skaj portës. Fat i madhe sportiv ishte në anën e vendasve në minutën 19, kur portieri vendas Vujanac fillimisht ndaloi tentimin e Iljoskit, ndërsa dy tentimet e Suhel Muharemit përfundojnë në travers dhe shtyllën e skuadrës vendase. Në anën tjetër, Stefan Vujçiç kishte rastin që të ngrit epërsinë në 2-0, mirëpo tentimi i tij shkoi vetëm skaj portës. Kristijan Stojkoski testoi edhe njëherë portierin vendas, kur gjuan nga 25 metra, ndërsa tentimi i tij përfundon në duart e portierit Vujanac. Në minutën e 27, edhe Amir Bilali, teston refleksin e portierit Vujanac, kur godet me kokë, por pa mundur të ndryshojë rezultatin. Dhe në aksionin e fundit të pjesës së parë Angelov kroson në zonë, ku Blazhe Iljoski u ndalua në mënyrë të parregullt, ndërsa topi i devijuar shkoi skaj portës.

Pjesa e dytë ishte e vobektë për sa i përket rasteve për shënim të golave. Kanosja e parë ishte e Serzhinjos nga 16 metra , para se Ivanovski të godet më kokë, në anën tjrtër, por me epilog të njëjtë – jashtë portës. Në minutën e 62 sulmuesi Georgiev ishte para portierit Igor Angelovskit, për të dyfishuar rezultatin, mirëpo portieri i FC Shkupit ishte më i sukseshëm dhe nuk lejoi befasi. Në minutën e 74 kombinojnë Ljamçevski dhe Bradxhi, ndërsa ky i fundi e dërgon topin mbi portë. Deri në fund të takimit, FC Shkupi solli presion ndaj portës vendase, mirëpo futbollistët e Bellasicës arritën që të mbrohen dhe me simulime të shumta në terrenin e gjelbër, arritën që të “vjedhin” kohën e duhur për të shënuar fitoren e dytë.

 

Bellasica – FC Shkupi 1-0 (1-0)

Stadiumi: Mladost (Strumicë)

Shikues: /

Referi kryesor: Stojançe Stojanov (Shtip)

Referi anësor: Nikola Karakolev (Shtip), Zoran Sazdovski (Shtip)

Kartona të verdhë: Toni Tipuriç, Blazhe Iljoski , Abdulkadir Zango. Basilio Ndong(FC Shkupi) Serafimovski, Xhonov (Bellasica)

Kartona të kuq:

Golashënues: Baldovaliev (Bellasica)

FC Shkupi : Igor Aleksovski, Toni Tipuriç, Amir Bilali, Dakour Bradxhi, Suhel Muharrem, Blazhe Iljoski, Basilio Ndong, Viktor Angelov (Artan Veliu 82′), Serzhinjo, Kristijan Stojkoski, Besir Ramadani (Abdulkadir Zango 45′).

Trajner: Hajati Sojdash

Bellasica: Vujanac, Vusljanin, Janev (Mitevski), Kallpaçki (Serafimovski), Vujçiç, Drogarov, Petrov, Ivanovski, Baldovaliev (Gorgiev), Xhonov, Stojkov.

Trajner: Marjan Zhivkoviç

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT