FC Shkupi përjetoi disfatën e parë në sezonin e ri të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë , pasi u mund me 1-0 nga Akademia Pandev, në stadiumin në Turnovë. Fitoren për Akademia Pandevin e siguroi Dimov në minutën e 20-të, ndërsa vendasit nga minuta e 77-të ishin me një futbollist më pak në terren.Me karton të kuq u përjashtua Stojan Stojçevski.
Pjesa e parë e ndeshjes në Turnovë filloi me iniciativën e vendasve, të cilët sollën presion nga minuta e parë, ndërsa FC Shkupi kërkoi rastin e vet përmes kundërsulmeve të shpejta. Në këtë mënyrë të shtrimit të formacionëve në terren, kanosjen e parë më serioze e solli sulmues i vendasve, Doriev, i cili godet ashpër, por topi shkon skaj portës. Në anën tjetër, çdo tentim për të kaluar vijën e fundit të Akademia Pandevit , ndalohej nga arbitri anësor, i cili në të gjitha rastet sinjalizonte për pozitë jashtë loje të Blazhe Iljoskit. Akademia Pandev ishte mjaft e rrezikshme në ndërprerjet e lojës. Në ekzekutimin e rivënies së dytë nga këndi, Dime Dimov kërceu më lartë në zonën e 6 metrëshit të FC Shkupit dhe me kokë drejtoi në këndin e pambrojtur të Suat Zendelit për 1-0. Në vazhdim, FC Shkupi vendosi barazpeshën në lojë dhe kërkonte depërtimin në zonën e vendasve me diagonale të gjata, të cilat ndaloheshin sërisht me sinjalizimin e arbitrit anësor. Fare në fund të pjesës së parë, Suhel Muharemi dërgoi gjuajtje të fortë, e cila nuk arrin as të porta e vendasve, e as të asistohet deri të Blazhe Iljoski.
Pjesa e dytë ishte e dominuar nga FC Shkupi, që nisi këtë fraksion duke sjellë në lojë Armel Bradxhin në vend të Stojkoskit. Vendasit u detyruan në mbrojtje, ndërsa me inkuadrimin e Bllagoja Ljamçevskit në vend të Suhel Muharemit, FC Shkupi vendosi lojën në pjesën e Akademia Pandevit. Ky presion solli kanosjen e parë përmes Abdulkadir Zangos, i cili në minutën e 66-të, me “gërshërë” brenda zonës vendase, drejtoi topin skaj portës. Vetëm një minutë më vonë, kombinojnë Bazilio Ndong dhe Blagoja Ljamçevski, ndërsa ky i fundit dërgon topin skaj portës. Në minutën e 73-të, FC Shkupi kishte rastin më të mirë për të barazuar shifrat. Ermedin Adem me një predhë nga 20 metra detyron të interevenojë portieri Çubrikoviç, ndërsa në vazhdim të aksionit, Basilio Ndong asiston në zonë, ku Blazhe Iljoski drejton topin mbi portë nga 5 metra. Në anën tjetër, Akademia Pandev nuk shfrytëzon një mosmarrëveshje mes Zangos dhe Tipuriçit, ndërsa në vendin e duhur është portieri Suat Zendeli. Në minutën e 77-të për ndërhyrje të ashpër, u përjashtua me karton të kuq, mbrojtësi Stojan Stojçevski. Deri në fund të ndeshjes nuk kishte ndryshim të rezultatit edhe pse FC Shkupi kishte iniciativën më të madhe në lojë, mirëpo Akademia Pandev me të gjitha forcat dhe mjetet mbrohej, ndërsa në fund iu gëzua fitores së tretë sezonale. Për FC Shkupin kjo ishte disfata e parë në sezonin e ri të Ligës së Parë, pas barazimeve me Sileksin dhe Pobedën. Ndeshja e radhës, FC Shkupi do të zhvillojë më 1 shtator , në stadiumin në Çair kundër Shkëndijës.
Stadiumi në Turnovë
Shikues: 300
Arbitri kryesor: Dejan Jakimovski (Shkup)
Ndihmësit : Nikola Karakolev (Shtip) dhe Kushtrim Lika (Tetovë)
Karton i verdhë: Goran Tomovski, Filip Mihaillov, Lupço Doriev (Ak.Pandev), Suhel Muharremi, Besart Krivanjeva (FC Shkupi).
Karton i kuq: Stojan Stojçevski 77′
FC Shkupi : Suat Zendeli, Toni Tipuriç, Besart Krivanjeva, Abdulkadir Zango, Basilio Ndong, Ermedin Adem, Stefan Vujçiç (Abdulhadi Jahja 79′), Rron Broja, Suhel Muharemi (Blagoja Ljamçevski 55′), Kristijan Stojkovski (Armel Bradxhi 46′), Blazhe Iljoski .
Trajneri : Orhan Abdi
Akademia Pandev: Çubrakoviç, Jovanov (Milovanoviç), Atanasovski, Dimov, Iliev, Ivanov, Mihaillov, Doriev, Pandev S. (Stojkov), Tomovski (Krstovski), Stojçevski.
Trajneri: Jugosllav Trençovski