Disfatë minimale nga Renova

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit ka pësuar disfatë në duelin ndaj Renovës, ku ekipi ynë edhe pse me shumë mungesa arriti të menaxhojë mirë ndeshjen, por që nuk mjaftoi të nxjerrë rezultat pozitiv. Në këtë ndeshje trajneri Ardian Nuhiu që në fillim kishte shumë probleme me formacionin, mungoi kapiteni dhe portieri i parë Suat Zendeli, Besar Iseni, Muharem Bajrami, Sedat Berisha, Jasir Asani, Dimitrija Llazarevski, që janë gati se gjysma e skuadrës, por përkundër këtij faktit, Shkupi në fushë u dha shansin juniorëve të saj, futbollistëve që sapo kanë mbushur të 16-tat, siç janë Agon Elezi, Altin Sefo dhe Besir Ramadani, por edhe një sur futbollistësh tjerë të rinj që janë në kufijtë e moshës 20 vjeçare. Kjo disfatë aspak nuk duhet të tremb Shkupin, pasi që edhe një herë dëshmoi se ka një ardhmëri të madhe të shkollës së futbollit, ndërsa të dielën e pret një ndeshje tjetër shumë e rëndësishme e që mund të jetë vendimtare, kur në Shkup do të jetë mysafire Pobeda, që pas fitores ndaj Shkëndijës është afruar vetëm në katër pikë diferencë.

Shkupi në duelin ndaj Renovës kaloi në avantazh në minutën e 5-të me golin e Bunjamin Shabanit, por më pas Renova arriti të barazoj në minutën e 29-të, me Petkovskin. Rast për të ngritur epërsinë kishte Renova në minutën e 32-të, kur nga pika e bardhë nuk shënoi Fisnik Nuhiu. Renova siguroi fitoren me golin e Valmir Nafiut në minutën e 60-të.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT