Disfatë në Gostivar, nga dy goditjet e “Skopje”-s

Share:
Share on facebook
Share on whatsapp
Share on telegram
Share on twitter
Share on email

FC Shkupi nis këtë përballje më formacion të ndryshuar nga ndeshjet e tjera, nën drejtimin e trajnerit të ri , Zekirja Ramadani dhe në mungesë të Suad Zendelit, që në fund të pajtohet me disfatën 0:2 nga skuadra e Skopjes. Mysafirët ishin të koncetruar në mbrojtje dhe vetëm me dy gjuajtje drejt portës, arritën të arkëtojnë fitoren dhe 3 pikët.

Dush i ftohtë në fillim të takimit

FC Shkupi nisi mjaft keq ndeshjen në Gostivar , pasi që në aksionin e parë Skopje arriti që të shënojë gol. Pas një mosmarrveshje mes Tipuriçit dhe Krivanjevës, Desniq futet në zonë dhe mposht portierin Burhan Mustafa. Në anën tjetër , FC Shkupi kanoset me gjuajtje nga distanca , nën regji të Stojkoskit, por tëntimi i tij është larg kuadrantit të portës së Skopjes. I njëjtë është skenari me tentimin e Fati Ismailit, me atë që topi shkon skaj portës.

Goli i anuluar për pozitë jashtë lojë

FC Shkupi arriti që të shënojë gol në minutën e 23-të, mirëpo Fati Ismaili është në pozitë jashtë loje. Në minutën e 27 , në skenë është edhe Bazhe Iljoski, por tentimi i tij shkon mbi portë. Dhe në aksionin e fundit të pjesës së parë, pas krosimit të topit në zonë nga Ljamçevski, topi arrin deri te Stojkoski , i cili godet ashpër , por jo edhe për të shqetësuar portierin mysafirë.

Skenar i njëjtë në pjesën e dytë

Në pjesën e dytë Stojkoski u kanos i parë , nga gjuajtja e lirë, por tentimi shkoi lartë portës. Në anën tjetër, Aleksovski drejton topin drejt portës së Mustafa-s, që intervenon në vijnë fundore. Dhe në minutën e 53-të, pas tentimit të Desniqit , topi arrin deri te Dosek Kofi, i cili mposhti portierin e FC Shkupit, për 0-2.

Tentimet nga distanca nuk sjellin ndryshim

FC Shkupi kaloi në sulm , por tentimi i parë i Jasharoskit u ndal nga portieri mysafirë. Skenari i njëjtë u përsërit edhe në tentimin e Brojës, vetëm disa minuta më vonë. Jasharoski në minutën e 72 ishte në rast ideal, por reagimi i tij nuk ishte në nivel të detyrës. Pak më vonë regjistruam edhe një vole të Toni Tipuriçit, që shkon mbi portë. Dhe kanosja e fundit ishte nga Stojkovski, i cili godet nga 20 metra, por pa mundur që të shqetësojë portierin mysafirë.

Tani pason një pushim i shkurtër për shkak të ndeshjeve kontrolluese të Maqedonisë në Antali, ndërsa sfida e ardhshme, në kuadër të javës së 25 -të do të jetë në Tetovë, kundër Renovës (29 mars, ora 14.00).

FC Shkupi – “Skopje” 0-2 (0-1)

Stadiumi në Gostivar

Kartona të verdhë: Fati Ismaili, Basilio Ndong (FC Shkupi), Desnik (Skopje)

FC Shkupi : Burhan Mustafa, Toni Tipuric, Blagoja Ljamçevski, Bazilio Ndong, Fati Ismaili (Bunjamin Shabani), Rron Broja, Besart Krivanjeva, Emre Can (Ermedin Adem), Marijano Ondo (Alen Jasharoski), Kristijan Stojkoski, Blazhe Iljoski.

Skopje: Stefanoviq, Bopesu, Liçina, Aleksovski, Petkovski (Kocev), Desnic , Koffi, Ouseini, Pecov, Demir (Sali), Nastevski.