Disfatë në Manastir, Pobeda fiton me 3 gjuajtje në portë

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

FC Shkupi pësoi disfatën e 6-të në këtë sezon, pasi u mund nga Pobeda me 2:0 në stadiumin “Tumbe Kafe” në Manastir. Nuk mjaftoi edhe përqindja më e madhe e pronësimit të topit, pasi vendasit, në dy nga tre tentimet në përgjithësi, arritën të shënojnë golat e fitores me autogolin e Bradji dhe golin e Tanushevit.

 

Fillimi i ndeshjes në stadiumin “Tumbe Kafe” ishte premtues për FC Shkupin, pasi që në aksionin e parë Rron Broja depërtoi në krahun e majtë dhe asistoi në zonë, ku portieri vendas Darko Tofilovski ishte më i shpejtë se Kristian Stojkoski që kishte portën e zbrazur. Në anën tjetër vendasit u kanosen me gjuajtje të fortë, por që kaloi vetëm mbi portën e Aleksovskit. Pasoi një periudhë e lojës, në të cilën topi ishte në pronësim të Shkupit, që mundohej të gjejë rrugën deri te porta e Pobedës, ndërsa vendasit ishin të koncetruar vetëm në kundërsulme.

Në një të tillë, në minutën e 3o-të, Nabueze godet ashpër, ndërsa topi devijohet nga Armel Bradji dhe shkon në portën e Aleksovskit për 1:0. Deri në fund të pjesës së parë, Shkupi shtoi presionin, por Pobeda mbrohet me sukses.

Në pjesën e dytë, Pobeda shënon gol në minutën e 57-të me goditjen e Efremovit, por kësaj radhe nga pozita jashtë loje. Futbollisti i ri i Pobedës kanoset sërisht në vazhdim, në minutën e 61, por tentimi i tij përfundon skaj portës. Në minutën e 62-të, Viktor Angelov, ndalohet në mënyrë të parregulltë pran zonës kundërshtare, ndërsa gjuajtja e fortë e Muharem Bajramit ndalet nga “muri i gjallë”.

Pobeda sjell goditjen e dytë në këtë ndeshje, kur Jaqimoviq kroson nga krahu i djathtë, ndërsa Gjorgji Tanushev kërcen mbi Abdulkadir Zangon dhe shënon me kokë për 2:0.

Nga ky moment Shkupi kalon në ofenziv totale, ndërsa Angelov “teston” portierin vendas me gjuajtje nga distanca në minutën e 70-të. I njëjti duel ishte edhe në minutën e 88-të, por epilogu ishte i njëjtë. Në kohën shtesë, Angelov kroson në zonë, Serzhinjo asiston me kohë, ndërsa Broja nuk arrin të mposht portierin vendas. Kjo është disfata e gjashtë për Shkupin në këtë sezon dhe e para nën drejtimin e trajnerit Umit Karanit. Ndeshjen e ardhshme Shkupi do ta zhvillojë në stadiumin në Çair, më 31 tetor (e mërkurë), në orën 13:30, kundër Akademia Pandevit.

 

Pobeda – FC Shkupi 2:0 (1:0)

Stadiumi: Tumbe Kafe

Arbitër kryesor: Josip Barton (Shkup)

Arbitrat ndihmës: Slagjan Markoski (Gostivar), Ebrar Taravari (Gostivar)

Kartona të verdhë: Spirovski, Naumoski, Jaqimoviq (Pobeda), Armel Bradxhi, Blagoja Ljamçevski (FC Shkupi)

Kartona të kuq:

Pobeda: Tofilovski, Jaqimoviq, Spiroski, Karçeski, Dragarski, Efremov, Isaevski, Nabueze, Markoski, Naumoski, Tanushev.

Trajner: Toni Meglenski

FC Shkupi: Igor Aleksovski, Abdulkadir Zango, Toni Tipuriq, Amir Bilali, Blagoja Ljamçevski (Jusuf Aliu 80′), Armel Bradji, Suhel Muharemi (Omer Jashari 70′), Rron Broja, Serzhinjo, Kristijan Stojkoski (Viktor Angelov 46′).

Trajner : Umit Karan

More to explorer

Ndahen pikët në Gjorçe Petrov

Derbi i vogël i qytetit të Shkupit u zhvillua në lagjen Gjorçe Petrov ku ekipi ynë luajti në cilësinë e mysafirit nga

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!