Dudu: Kemi vetëm një qëllim, të marrim tri pikë

Shpërndaje:

Të dielën luhet java e 23-t e kampionatit vendor, duke filluar dhe rrethi i tretë i këtij sezoni, ku ekipi ynë përballë do të ketë skuadrën nga Shkupi, Rabotniçkin.

Ekipi nuk kishte kohë për të pushuar, pasi në mesjavë luajti ndeshjen kundër Bregallnicës dhe tani më pas vete ka lënë rezultatin e pa dëshiruar, duke u përgatitur për sfidën e re dhe duke menduar që në duelin e radhës, në plan janë vetëm tri pikë.

Sigurisht se terreni vendas dhe tifozët tanë do të jenë arma jonë, që së bashku me ekipin ti kthehemi fitoreve dhe pikëve të plota.

Për këtë ndeshje është prononcuar mesfushori brazilian, Dudu Sampaio i cili nga java në javë po arrin formë të mirë. Ai mes tjerash ka thënë se edhe përkundër barazimeve në ndeshjet e fundit, ekipi do të vazhdojë të luftojë në çdo ndeshje për të marrë maksimumin e pikëve për të vazhduar garën për titullin kampion.

“E kemi thënë se ky kampionat do të jetë një ndër më të vështirët dhe më interesantët, për faktin se pothuajse të gjitha ekipet luftojnë shumë për çdo pikë. Padyshim se ne nuk kemi fshehur ambiciet tona se e duam titullin kampion, andaj këto barazimet e fundit, ndoshta e kanë vështirësuar garën, por në asnjë moment nuk e kanë zbehur dëshirën për ta fituar titullin, përkundrazi do të japim më shumë nga vetja për të kompensuar gjithçka. Për ndeshjen e radhës kemi vetëm një qëllim, e që janë tri pikët. Sigurisht se këtu llogarisim edhe në ndihmën e fansave tanë, të cilët janë lojtar i yni shtesë dhe shpresoj që në fund së bashku të festojmë. Tani është koha që të jemi si një familje dhe të bashkuar të luftojmë për titullin”, është shprehur Dudu.

Ndeshja e të dielës që luhet në stadiumin e Çairit me fillim në ora 14:00, do të ketë në qendër arbitrin nga Shtipi, Krumisllav Gjorgjiev.

Në pesë përballjet e fundit në mes ekipit tonë dhe Rabotniçkit, kemi bilans pozitiv me katër fitore dhe një disfatë.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT