Dudu: Udhëtojmë në Shtip për të arritur objektivin tonë

Shpërndaje:

Në fundjavë është në radhë java e 26-t e kampionatit, ndërsa ekipi ynë sot ka përfunduar edhe stërvitjen e fundit para kësaj sfide, që edhe si të tjerat është shumë e rëndësishme për skuadrën tonë.

Duelin e të dielës e luajmë në cilësinë e mysafirit, ndërsa udhëtojmë drejt Shtipit, aty ku përballë do të kemi skuadrën e Bregallnicës, një kundërshtar që lufton për të ruajtur statusin e anëtarit në elitën e futbollit.

Për këtë duel është prononcuar mesfushori ynë, braziliani Dudu Sampaio, i cili mes tjerash ka potencuar se të gjithë në ekip po japin maksimumin në përgatitje dhe dëshirojnë të marrin maksimumin e pikëve.

“Tani është koha për të parë përsëri në drejtim të kampionatit. Ne e bëmë detyrën tonë në derbin e qytetit javën e kaluar dhe ishte mirë që të fituam besimin për të marrë tri pikë të plota që po na mungonin. Me të vërtetë kishim nevojë dhe e merituam atë fitore.

Na pret një lojë e vështirë tani dhe kemi punuar shumë gjatë javës për të arritur objektivin tonë, e që janë tri pikët. Sigurisht se kjo fazë e kampionatit është shumë e vështirë, nga fakti se jemi pothuajse në drejt fundit, ndërsa ne po luftojmë në dy fronte. Një është e sigurt se të gjithë po japin më të mirën e tyre në përgatitjen, që në secilën ndeshje të marrim maksimumin”, ka thënë Dudu.

Për këtë ndeshje trajneri Zhizhoviç nuk do të mundë të bëjë llogari në shërbimet e sllovakut Pinter, i cili shkaku i pesë kartonëve të verdhë, është i detyruar të mungon.

Ndeshja Bregallnica – Shkupi luhet të dielën me fillim nga ora 15:00, ndërsa transmetim do të ketë në kanalin zyrtar të federatës në YouTube. Në këtë duel arbitër kryesor është kumanovari Nderim Tefiku.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT