Dy fitore dhe dy humbje për moshat e reja ndaj Rabotniçkit (FOTO)

Shpërndaje:

Gjeneratat e reja të FC Shkupi kanë luajtur ndeshjet e radhës në kuadër të kampionatit të Maqedonisë, duke shënuar dy fitore dhe duke pësuar dy humbje.

Fillimisht të enjten kishin luajtur gjeneratat e pionier të rinj (2001), të cilët kanë pësuar disfatë me rezultat 2:0. Ndërkohë fitore shumë me vlerë kanë shënuar gjenerata e nionerëve (2000), me rezultat minimal 1:0, por që këto tri pikë e afrojnë skuadrën tonë shumë pranë titullit kampion.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar Musli Lika në minutën e 20-të. Shkupi kishte edhe disa raste tjera për të shënuar, por në fund mjaftoi goli i Likës për tri pikë të mëdha. Tani Shkupi mbetet e vetmuar në pozitën e parë me 9 pikë diferencë ndaj Shkëndijës së Tetovës, ndërsa 12 pikë më shumë se Vardari dhe është shumë afër titullit kampion për herë të tretë. Të përmendim edhe atë se Musli Lika në pesë ndeshjet e fundit ka shënuar shtatë gola. Tani Shkupit i nevojiten vetëm edhe dy fitore që të shpallet kampion.

Në ndërkohë gjenerata e kadetëve (99), ka pësuar disfatë sot me rezultat 0:1. Edhe pse loja ishte e barabartë dhe me shumë raste nga skuadra jonë, por në minutat e fundit mysafirët shfrytëzuan një pakujdesi të mbrojtjes për të marrë pikët e plota.

Ndërkohë pak më vonë kanë luajtur juniorët të cilët arkëtuan tri pikë duke treguar një lojë shumë të bukur. Goli i vetëm dhe i fitores u shënua në pjesën e dytë, kur në minutën e 70-të, Xhavit Bushi nga distanca shënoi një eurogol. Edhe në këtë ndeshje Shkupi kishte shumë raste për të rritur avantazhin për sulmuesit Fatih Jusufi, por lëndimi në ndeshjen e parafundit ndaj Gostivarit ndikoi që sulmuesi shkupjan pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij prej edhe ku erdhi të Shkupi të mos regjistrohet në listën e golashënuesve.

 

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT