Dy futbollistë nga Akademia bëhen pjesë e ekipit të parë

Shpërndaje:

FC Shkupi i stinorit pranveror pritet të jetë një miksim i lojtarëve me eksperiencë dhe të rinjve premtues që vijnë nga Akademia jonë.

Përtej përvojës së futbollistëve që janë në kontratë dhe afrimeve të reja që pritet të vijnë gjatë merkatos së janarit, një peshë jo të vogël do të kenë edhe “xhevahirët” e akademisë.

I pari që ishte afruar dhe që kishte debutuar gjatë stinorit vjeshtorë, ishte Ariton Mehmedi, ndërsa prej sot me kontrata profesionale janë lidhur edhe dy talentë të tjerë të Akademisë, Andi Ismaili dhe Anes Bajrami.

Që të dy me FC Shkupin kanë firmosur kontrata tre vjeçare.

Ismaili, i lindur në vitin 2008, luan në pozitën e mesfushorit defanziv, ndërsa Bajrami, ndryshe djali i ish futbollistit dhe trajnerit tonë, Muharem Bajramit, luan në pozitën e qendërmbrojtësit.

Anesi i lindur në vitin 2009, është i gjatë 188 cm, një fizik që premton dhe që i mundëson të njëjtit të luaj krahë për krahë edhe me futbollistët më në moshë.

Të dy këta lojtarë pritet që të jenë permanentë në formacionin e sezonit të ardhshëm, duke parë edhe cilësitë e mira që posedojnë.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT