Dy gola nga Ilieski dhe Krivanjeva, që në fund Çeliku të barazon

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit ka luajtur ndeshjen e dytë miqësore në Antalia të Turqisë, ku për kundërshtarë kishte ekipin boshnjak NK Çelik. Ndeshja ka përfunduar në barazim 2-2.

Skuadra e Shkupit ka dominuar ndeshjen duke luajtur një futboll shumë të mirë dhe modern. Edhe pse kishte disa raste në pjesën e parë, atë që e konkretizoi ishte Ilieski, kur pas krosimit të Muharem Bajramit, arriti që me kokë shënon dhe të kalojë në epërsi ekipin tonë në minutën e 40-të.

Edhe pjesa e dytë ishte me dominim total të skuadrës tonë, me raste të njëpasnjëshme. Pikërisht në minutën e 60-të, Besart Krivanjeva shënoi golin e avantazhit në 2-0.

Nga minuta e 60-të, trajneri Osmani bëri disa ndryshime në ekip duke u dhënë mundësi shumë futbollistëve të luajnë, që solli edhe në rënie të koncentrimit. Në minutën e 75-të, Çeliku barazoi përmes golit që e shënuan nga pika e bardhë, ndërsa barazimi erdhi në minutën e 86-të.

 

 

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT