Skuadra jonë në kuadër të pauzës dy javore të kampionatit, shkaku i angazhimeve të përfaqësueses së vendit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, sot ka shfrytëzuar mundësinë që të luajë ndeshje kontrolluese, ndërsa për kundërshtar kishim skuadrën nga kategoria e dytë, ate të Skopjes.
Në këtë ndeshje trajneri Mlladen Zhizhoviç me vete kishte marrë një numër të madh të futbollistëve të rinj, të cilët kishin momentin e tyre për tu treguar para stafit të trajnerëve.
Ndeshjen e filluam me këtë formacion, Andrea Efremov, Davor Serafimov, Sufjan Çajani, Mario Mlladenovski, Muhamed ibrahimi, Leart Bakia, Ali Adem, Kristijan Ackovski, Agan Aliu, Amar Mustafa dhe Armin Hoxhiç,
Pjesa e parë nuk pati shumë raste për gol, pasi dy ekipet më shumë luajtën në mesfushë, me disa përpjekje nga distanca, që në fund nuk prodhuan gola, duke i mbyllur 45 minutat e para me 0-0.
Në pjesën e dytë në fushë u futën disa nga futbollistët standard të ekipit, gjë që edhe bëri të ketë ndryshim të rezultatit.
Në këtë gjysmë pjesë fillimisht pas një krosimi nga e majta, Albert Diene arrin që të gjej rrjetën e nikoqirëve, duke shënuar për epërsinë 0-1.
Golin e dytë në këtë miqësore e shënoi sulmuesi, Issah Kuka, i cili ishte më i shkathët në momentin kur para portës me kokë arriti të rritë epërsinë në 0-2.
Dhe krejt pak para fundit, me një solo aksion doli Kristijan Trapanovski, duke shënuar për 0-3, që doli të jetë dhe rezultati përfundimtar i kësaj kontrolluese.
Futbollistët do të vazhdojnë të punojnë edhe ditëve në vazhdim, për të qenë sa më të përgatitur për 26 nëntor, kur edhe luajmë ndeshjen e javës së 15-t, ndërsa në Çair mysafire do të jetë skuadra e Makedonija Gj.P.