Ekipi ynë sot ka zhvillua ndeshje miqësore kundër KF Arsimi nga Çegrani, anëtar i Ligës së Dytë të vendit tonë. Dy ekipet kane shfrytëzuar pauzën e kampionatit, shkaku i angazhimeve të përfaqësueses së vendit tonë në kalendarin e ndeshjeve të caktuar nga FIFA.
Kjo ndeshje është luajtur ne Reçicë, ndërsa për ekipin tonë golat i shënuan Ali Adem në minutën e 10-t. Nikoqiret barazuan në minutën 18-t, pas një gabimi në mesfushë.
Në minutën e 35-t pas një gjuajtje të Blerton Shejit, topi goditi transversalen dhe Xhemal Ibishi me kokë shënoi për të rikthyer epërsinë në 2-1.
Ne pjesën e dytë ekipi ynë kishte edhe disa raste të tjera për të shënuar, por shfrytëzoi vetëm një, kur norvegjezi Emanuel Gronner ishte preciz nga pika e bardhe e penalltisë.
Kjo ndeshje e ka ndihmuar ekipin që të mbajë formën, në prag të ndeshjes se javës së 25-t, kur në Çair do të jemi nikoqir të KF Vardarit nga Shkupi.