Me ndeshjen e javës së 33-të, është mbyllur sezoni 2023/24, ku ekipi ynë e mbylli në pozitën e tretë të renditjes së tabelës.
Sot në ndeshjen e fundit, ishim mysafir të ekipit të Strugës, duke e mundur me rezultat 1-2.
Dueli nisi në mënyrë dinamike nga të dyja palët, ndërsa të parët në shans për të shënuar ishim ne me rastet e njëpasnjëshme që patën, Arbi Vosha, Xhaml Ibishi, Dudu Sampaio. Pikërisht këtë iniciativë e vazhduam që në minutat e para, kur në një aksion të shpejt, para porte më së miri u gjet Hamza Ramani, kur po luhej minuta e 9-t.
Struganët më pas kishin një ofensivë, me Ibraimin i cili kërcënoi nga krahu,. Në minutën e 22-të Vosha pati një shans për të rritur epërsinë në 0-2, por në këtë rast shtylla ishte aleat i nikoqirëve. Golin e barazimit për nikoqirët e shënoi Bunjamin Shabani.
Në fund të pjesës së parë pamë një rast të mirë përsëri nga Vosha, i cili sërish goditi traversën.
Në fillim të pjesës së dytë, Avorno shënoi për 1-2. Më pas Mlladenovski pati një shans për të bërë 1-3, por nuk pati fund të suksesshëm. Në vazhdim të ndeshjes, ekipi ynë luajti mirë në mesfushë, duke ruajtur epërsinë deri në fund, për të mbyllur sezonin me fitore në Strugë.