Javën e 19-të, që edhe paralajmëroi fillimin e sezonit pranveror e nisim me fitore edhe atë në fushë mysafire te Boreci në Veles, që u tregua të ketë një nikoqir i vështirë.
Pa dyshim se rastet dhe posedimi i topit gjatë gjithë ndeshjes ishte në anën tonë, por pjesa e parë nuk solli futboll shumë të hapur, pasi mysafirët ishin përgatitur që në fillim të mbrohen me të gjitha forcat.
Pjesa e parë në stadiumin “Zoran Paunov” në Veles solli futboll jo edhe tërheqës. Padyshim se rasti më i mirë ishte ai i Reginaldos kur nga gjuajtja e lirë goditi transversalen e portës së Georgievskit, por nuk kishte fat që topi të përfundonte prapa vijës së portës.
Vendasit u kërcënuan vetëm me gjysmë raste përmes ndërprerjeve. Ata u përqendruan më shumë në mbrojtje sesa në detyra sulmuese. Në fund të pjesës së parë, ata përmbushën qëllimin e tyre dhe ruajtën rrjetën e pa prekur.
Ata madje duruan edhe në 20 minutat e para të pjesës së dytë. Edhe një herë, Reginaldo u gjend në një pozicion premtues, pas depërtimit të Cvetanovskit. Edhe në këtë rast, futbollisti nga Mozambiku pati rast të pastër, por goditja e tij ishte në mes të portës dhe nuk arriti ta bënte të lumtur ekipin dhe të debutoj me gol.
Më në fund, presioni i madh i ekipit tonë solli shpërblim. Një krosim i gjatë nga Sabit Bilali, që gjen bukur Reginaldo, e ky përsëri goditi shtyllën, ndërsa aty afër ishte Cvetanovski që përfitoi nga kërcimi dhe në mënyrë rutinore vendosi topin në portën e vendasve.
Kaq ishte e mjaftueshme për tre pikë dhe një fillim të mbarë të sezonit për lojtarët e drejtuar nga Hasan Ozer.
Mbetemi në distancë gjashtë pikë larg Shkëndijës, ndërsa të vetmuar në pozitën e dytë. Ndeshja e radhës është të dielën me 28 shkurt, kur do të jemi nikoqir të Akademija Pandevit.