E nisim me përforcime, prezantimi i parë portieri Iljazi

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupi në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ardhshëm  futbollistik të ligës së parë, prej sot ka nisur me konsolidimin e ekipit, duke sjell përforcimet e para.

Së fundmi klubi kishte nevojë  për portier, ndërsa sot është arritur dakordi me Artan Iljazin një portier me mjaft kualitete të larta dhe perspektivë.

“Për mua është nder që sot arritëm të kurorëzojmë më nënshkrim kontarate bisedimet me klubin e Shkupit. Sigurisht se të mbash fanellën e kësaj skuadre parasegjithash është nder dhe kënaqësi, duke parë në historinë e klubit titujt që ka fituar dhe emrat e futbollistëve që kanë dalë nga ky klub me shumë traditë.

Sot kam zhvilluar stërvitjen e parë, i falënderoj të gjithë për pritjen, falënderoj kryesinë për besimin, ndërsa do të jem i nderuar që të jem para një armate të tifozërisë siq janë “Shvercerat”, me të cilët uroj të festojmë tituj dhe arritje tjera të mëdha”

 

FC Shkupi dhe Iljazi janë dakorduar për bashkëpunim dy vjeçar me mundësi vazhdimi edhe në të ardhmen.

Artan Iljazi te FC Shkupi vjen pasi më parë ishte pjesë e KF Shkëndija të Tetovës, me të cilët kishte dy paraqitje në kampionat vendor dhe dy paraqitje me ekipin e të rinjve në UEFA ligën e të rinjve.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT