E nisim me tri pikë dhe tre gola

Shpërndaje:

E kemi nisur gjysmën e sezonit në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar fitore bindëse 3-0 (2-0) ndaj Voska Sportit që përmbylli javën e 19-t.

Ndeshja nisi me ofensivë mjaft të fortë nga futbollistët tanë, ndërsa Voska tentoi dy herë të kaloj fushën tonë, por që këtë më së miri e shfrytëzuam me gol që shënuam nga një kundërsulm, në të cilin portieri i mysafirëve Kostadin Zahov bëri gabim. Portieri doli jashtë gjashtëmbëdhjtëshit dhe këtë e shfrytëzoi menjëherë Emanuel Gronner, i cili pa problem shënoi për 1-0 në minutën e katërt.

Pasoi një periudhë loje pak më e qetë, por futbollistët tanë treguan qëndrueshmëri dhe u organizuar në mesin e fushës. Pas shumë rasteve të cilat nuk u konkretizuan, dukej se ritmi ra në minutat e fundit të pjesës së parë, por ekipi ynë arriti të dyfishojë epërsinë para përfundimit të pjesës së parë. Kristian Trapanovski pranoi një top të mrekullueshëm në hapësirë, doli i vetëm para portierit Zahov dhe pa problem shënoi golin e dytë. Në pushim u shkua me epërsinë solide 2-0.

Fillimi i pjesës së dytë solli përsëri iniciativën e futbollistëve tanë, duke vazhduar sulmet e një pas njëshme dhe kjo dha frytet vetëm pas pesë minutash lojë me golin e dytë që shënoi i shkëlqyeri Gronner, i cili nga 2-3 metra e vendosi topin lehtësisht në rrjetën e Voskës. Kjo tani më ishte një epërsi e sigurt 3-0, që po tregonte se pikët e plota do të mbesin patjetër në Çair.

Në fund, Shkupi pati edhe disa raste të pastra për të shënuar, por në mënyrë rutinore ekipi kreu detyrën dhe ruajti forcat për sfidat e radhës. Ekipi ynë tani ka 41 pikë dhe merr kryesimin e tabelës.

Në javën e radhës ekipi ynë udhëton në Strugën, ku do të përballet me ekipin me po të njëjtin emër Struga Trim Lum.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT