E nisim sezonin me barazim në derbin e javës

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Dueli në Çairair filloi me iniciativën e Shkupit dhe që solli gol të hershëm. Në minutën e 6-t të ndeshjes, Darbo Dembo tronditi rrjetën e Shkëndijës, pas një asisti nga e djathta e Ilirid Ademit.

Rastin e parë serioz, Shkëndija pati në minutën e 35 me Alimin që u përpoq, nga një distancë, por portieri i ri i Shkupit, Kristijan Naumovski, ndërhyri në nivelin e duhur.

Kur të gjithë prisnin fundin e pjesës së parë, një tjetër tronditje pasoi për Shkëndijë dhe përsëri golashënues ishte Dembo Darbo. Pas një kundër sulmi, Iseni dërgoi topin te sulmuesi korpulent dhe ai e mposhti Zahovin.

Fillimi i pjesës së dytë, nisi me rastin e hershëm të Darbo, por në momentin e fundit shpëtoi Sadriu. Ljupco Doriev shënoi për të ulë diferencën në 1-2, ndërsa Ahmedi barazoi 2-2, ndërsa kjo ndodhi në interval prej gjashtë minutash 60 dhe 66.

Në minutën e 75-të, Shkëndija pati një mundësi me Nafiun, por Krivanjeva ishte këmbëngulëse dhe me një rrëshqitje e hodhi topin jashtë vijës së golit.

Me barazimin 2-2 u mbyll kjo ndeshje që ishte derbi i javës së parë të Ligës së Parë të Maqedonisë. Shkupi në javën e dytë do të presë Makedonija Gj.P në stadiumin e Çairit.

SHKUPI-SHKËNDIJA 2:2 (2:0)

Stadiumi i Çairit

Arbitër: Jovan Kaçevski

SHKUPI: Naumovski, Iljazi, Glishiq, Jusufi, Iseni (C), Krivanjeva, Diak, Dembo, Bilalli (Gulu 74′), Ademi (Berisha 67′), Neto.

Trajner: Muharem Bajrami

SHKËNDIJA: Zahov, Murati, Sadriu (Paviç 71′), Bejtullai (C), Neziri, Totre, Alimi, Ramadani, Ahmedi (Zejnullai 84′), Doriev (Imeri 76′), Ibraimi.

Trajner: Ernest Gjoka

Golashënues: Dembo 6′ dhe 45′ (Shkupi) / Doriev 60′ dhe Ahmedi 66′ (Shkëndija)

 

More to explorer

Ndahen pikët në Gjorçe Petrov

Derbi i vogël i qytetit të Shkupit u zhvillua në lagjen Gjorçe Petrov ku ekipi ynë luajti në cilësinë e mysafirit nga

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!